Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku ka thënë se edhe pse situata është rënduar nga nga pandemia e Coronavirusit, sigurimi i automjeteve Kosovë vazhdon dhe të gjitha kompanitë e sigurimeve janë te hapura në gjithë vendin.
Mazreku apelon se që të mos dilet në rrugë pa sigurimin e automjeteve.
“Të gjitha kompanitë e sigurimeve janë duke ofruar të gjitha shërbimet për të cilat janë licencuar, në pajtim me vendimet dhe rekomandimet e institucioneve shtetërore në vend. Njëkohësisht, apeloj tek të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që për lëvizjen me automjet gjatë kësaj periudhe të blejnë sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia – sigurimin TPL, ndërsa procedurat e regjistrimit të automjeteve do t’i kryejnë në një kohë më vonë në cilëndo komunë që t’a kenë më afër, konform vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha Mazreku për televizionin publik të Kosovës.
“Të gjithë ata klientë që dalin në qarkullim duhet të sigurojnë automjetet. Pas dates 27 mars ka lëvizje të shumta të automjeteve sikur me qenë gjendja normale. Ne apelojmë qytetarët të mos dalin pa sigurim në rrugë, nuk janë të obliguar të paguajnë taksen komunale. Marrja e sigurimit ka të bëj me sigurinë e tyre”, shtoi ai.
Mazreku ka përmendur edhe rastin e fundit të një aksidenti fatal që ndodhi ditë më parë në rrugën për Ferizaj.
“Në aksidentin e fundit me pasoja fatale që ndodhi afër Ferizajt, në të cilin humbën jetën tre persona, njëra ndër veturat nuk kishte sigurim. Qytetarët duhet të dinë se të gjitha dëmet që bëhen paguhen nga Fondi i Kompensimit që paguhet direkt nga kompanitë e sigurimet. Mirëpo këto mjete më vonë do t’i kërkohen fajtorit”, tha Mazreku.
Ai ka shtuar që ata që dalin mos të hezitojnë dhe të shkojnë në pikat e kompanive.
“Vetëm sigurimi duhet të bëhet, ndërsa regjistrimi duhet të bëhet më vonë në një situatë të re”, tha ai.
Në fund, Mazreku bëri me dije se industria e sigurimeve ka të punësuar tre mijë persona në mënyrë direkte nga qiraja që paguajnë kompanitë e sigurimeve, ndërsa në mënyrë indirekte plus dy mijë të tjerë.
“Është industria private e katërtë për nga madhësia”, tha ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
IPKO me pako ditore dhe javore 3G dhe 4G
Nafta, drejt rënies
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit