LAJMI I FUNDIT:

Durllovski: Nuk do të lutem për falje, do ta dëshmoj pafajësinë time

Durllovski: Nuk do të lutem për falje, do ta dëshmoj pafajësinë time

I akuzuari për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, Igor Durllovski ka hedhur poshtë amnistimin për ngjarjet jo të këndshme në Kuvend.

Siç tha ai, ngelën me zemër të pastër, ndërsa falja e vërtet, siç tha ai, do ta arrijë nëpërmjet drejtësisë, krenarisë dhe moralit.


“Zonja dhe zotërinj, në vend të lutjes për falje, unë ndaj me ju vendimin tim për të vazhduar luftën për të dëshmuar pafajësinë time për aktakuzën për të cilën po gjykohem. Çdo luftë mbart rrezikun e vet, ndërsa me këtë procedurë vendosa në rrezik jetën time dhe të dashurit e mi, por jam i bindur se ata e kuptojnë se pse kjo është e rëndësishme, të luftojmë për parimet tona, për drejtësi dhe me guxim”, shkrua Durllovski në Facebook./Telegrafi/

Foto: Fokus