Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), organizoi një tryezë diskutimi me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, në fokus të të cilit ishin zhvillimet më të reja në sektorin bujqësor, sfidat me të cilat ballafaqohen kompanitë anëtare të Odës Amerikane dhe vazhdimi i përkrahjes së Ministrisë përkatëse të nevojshme për të zhvilluar sa më shumë këtë sektor.
Ministri Krasniqi foli rreth rëndësisë së sektorit bujqësor për ekonominë e vendit, zhvillimi i së cilit ka efekte në punësim, produktivitet dhe rritjen e përgjithshme ekonomike, duke theksuar rolin që bujqësia ka në punësim, duke qenë që rreth 25% e gjithë vendeve të punës në Kosovë burojnë nga bujqësia. Gjatë tryezës, Ministri Krasniqi përmendi edhe dhënien e subvencioneve e granteve, kërkesat për të cilat po rriten nga viti në vit, gjë e cila tregon se ka më shumë zhvillim në sektorët dhe nënsektor të bujqësisë.
Po ashtu Ministri Krasniqi ka përmendur disa zhvillime të rëndësishme që ndihmojnë fushën e bujqësisë siç është rasti i krijimit të një master plani që përfshin një studim gjithëpërfshirës të gjithë potencialit të ujitjes në Kosovë, Programin për Zhvillim Rural që synon rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit të bujqësisë, përmirësimin e jetës së banorëve, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit, e shumë zhvillime të tjera që ndikojnë pozitivisht në këtë fushë. Prioritet për këtë Ministri mbetet zëvendësimi i importit, tha ndër të tjerash Ministri Krasniqi.
Në këtë ngjarje u adresuan edhe çështje të tjera nga anëtaret e Odës Ekonomike Amerikane si qasja në databazën e fermerëve sidomos e nevojshme për sektorin bankar, integrimin e teknologjisë informative në sektorin bujqësor, zgjerimin e sistemit të ujitjes, derisa Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka përveç tjerash lavdëroi Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për përkrahjen e vazhdueshme të sektorit bujqësor që ka rezultuar me rezultate konkrete. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit