Idealet shumë shpejtë mund të ju zhgënjejnë në Siri, ku militantë të huaj që shkojnë me idealet për të ndihmuar popullatën siriane shpesh e gjejnë veten të përfshirë në beteja mes grupeve rivale për plaçkë dhe territor.
Arbeni ka qenë dëshmitar i kësaj çështjeje.
Shqiptari 27 vjeç nga Kosova, i cili qëndroi 10 muaj në Siri para se të kthehej në shtëpi, thotë gjithashtu se të ketë parë edhe vullnetin e mirë të kthehet në armiqësi në mesin e civilëve të zënë në zona konflikti.
Duke folur për Shërbimin Ballkanik të Radios Evropa e Lirë, nipi i një imami të Kosovës thotë se videot që paraqisnin konfliktin e bindën atë të shkonte në Siri majin e vitit 2013.
Por thotë ta ketë kuptuar shumë shpejtë se idealizimi i tij për të luftuar regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad kishte rënë në mesin e luftërave për territor në mes të komandantëve të fuqishëm rivalë.
“Secili prej tyre dëshironte të kishte territorin e vetë”, thotë ai, “As fëmijët e as gratë nuk kurseheshin. Askush nuk ishte i sigurt”.
Arbeni, që nuk është emri i tij i vërtetë, nuk tregon me saktësi se ku ka qenë i vendosur në Siri apo në cilin grup. Ai thotë vetëm se ka qenë afër Alepos. Qyteti i dytë më i madh në Siri, Alepo, ka qenë epiqendër e luftimeve të ashpra në mes të trupave të regjimit dhe të një koalicioni të shthurur të grupeve rebele që përfshijnë njësite nga Ushtria sekulare për Çlirimin e Sirisë, nga Fronti Al-Nusra i afërt me Al-Qaidan dhe grupi fundamentalist militant që ka deklaruar se do të vendosë kalifat në Siri dhe në Irak, të quajtur Shteti Islamik(IS).
Arbeni thotë se Fronti Al-Nusra dhe ISIS-i ishin në mesin e grupeve më brutale ndaj civilëve.
“Al-Nusra i merrte gratë e atyre kundër të cilëve luftonte, porsa e pushtonin zonën”, thotë ai. “Ata edhe i plaçkitnin shtëpitë”.
Ai thotë se abuzimet e tilla e kanë sëmurë atë. Në të njëjtën kohë, thekson ai, ata i frikësonin civilët deri në atë masë sa që askush më nuk u besonte vullnetarëve të huaj, përfshi edhe vetë atë.
“Në fillim, kur shkova në Siri, të gjithë na përshëndesnin”, kujton ai. “Por më vonë, na shikonin disi më ndryshe. Frikësoheshin nga ne”.
I kthyer në Kosovë që nga mesi i vitit 2015, Arbeni është një prej numrit të panjohur të bashkëvendësve të tij që kanë udhëtuar në Siri për t’u bërë pjesë e luftës së saj civile. Gazetat në Kosovë shkruajnë se numri i atyre që kanë shkuar është në qindra, ndërsa shumica e të rekrutuarve janë tërhequr në konflikt pasi kanë përqafuar Islamin radikal.
Por, rruga e Arbenit ka qenë e ndryshme. Ai thotë se i është shfaqur interesimi për Sirinë si pasojë e përvojave të tija gjatë konfliktit në Kosovë më 1998-99. Gjatë konfliktit, forcat e presidentit të atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Milosheviq, dëbuan me mijëra shqiptarë nga Kosova.
“E kam përjetuar luftën si fëmijë në Kosovë por edhe ofensivat terrorizuese, dhe kështu desha të ofroja ndihmë humanitare ndaj fëmijëve të vegjël dhe familjeve në Siri”, thotë ai për REL, transmeton Koha.net.
Besimi, thotë ai, nuk ka qenë brenga e tij kryesore. Në atë kohë, thotë ai, ai ka qenë në xhaminë lokale për falje, por jo në baza të rregullta për shkak se ka qenë i zënë duke punuar në një Internet cafe.
Kur kishte shkuar për herë të parë në Siri pasi ishte trafikuar përmes kufirit të Turqisë, ishte i kënaqur. Fillimisht ai u angazhua në një grup që merrej me aktivitete si “rregullimin e kampeve për refugjatë, shkolla dhe pastrim” dhe ndjeu sikur po ndihmonte popullin sirian.
“Por pas kësaj, filluam të trajnoheshim çdo mëngjes”, thotë ai. “Ishim të përgatitur për të dhënë ndihmë humanitare dhe ushtarake. U trajnuam për të përdorur armët AK-47. Unë mora pjesë në trajnime, por nuk mora pjesë në betejë”.
Ai thotë se nuk është dërguar në vijë të fronin sepse ka qenë “ende i ri dhe pa përvojë”. Por në zonën përreth tij zhvilloheshin luftime të ashpra, përfshi edhe bombardime vetëvrasëse në shkolla e në xhami. Ai thotë se bombardimet bëheshin për të tmerruar popullatën lokale drejt nënshtrimit derisa komandantët ushtarakë zgjeronin pushtetin e tyre.
Arbeni thotë se e vlerëson veten me fat që ka dalë nga atje pas 10 muajsh. Por për t’u larguar, është dashur që të kapërcejë dyshimet e grupit të tij se po i dezertonte ata. Ai thotë t’i ketë gënjyer eprorët e tij se i kishte prindërit sëmurë dhe iu lut që ta lejonin të kthehej në shtëpi për t’u kujdesur për ta.
Që kur është kthyer në Kosovë, Arbeni thotë se i ka shkëputur të gjitha kontaktet me grupin e tij në Siri.
I pyetur nëse do të shkonte sërish, ai e lëvizë kokën.
“Kurrë. Pendohem që isha atje”, thotë ai. “Që kur jam kthyer, as që dua të dëgjoj për Sirinë dhe kurrë më nuk i shikoj ato video”.
Ai shton: “Jam i befasuar me faktin se ka njerëz të interesuar për t’iu bashkuar kësaj lufte, madje edhe gra. Kjo s’ka të bëjë asgjë me Islamin”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje