Transferimet janë ai sosi që i jep shije më të mirë sportit të futbollit.
Ashtu si në tregun e dimrit apo të verës derdhën miliona dhe kjo vazhdon sezon pas sezoni.
Klubet blejnë dhe shesin vazhdimit, ashtu në bazë të ligjit të ofertës dhe kërkesës. Por, në sy bien çmimet e mëdha në vitet e fundit, posaçërisht në vitin 2017, transmeton Telegrafi.
Paris Saint Germaini befasoi të gjithë duke blerë Neymarin nga Barcelona për 222 milionë euro dhe duke huazuar Kylian Mbappe nga Monaco, kjo me drejt blerje për 180 milionë.
Më poshtë keni dhjetë transferimet më të mëdha të 2017 dhe ato që pritet të ndodhin në 2018:
1. Neymar
PSG e pagoi klauzolën e brazilianit dhe kështu ai e la Camp Nou gjatë verës për 222 milionë euro. Kalimi i tij në Francë ishte historik dhe natyrisht se tifozët ishin të entuziazmuar, ata blen 10 mijë fanella të Neymarit që në orën e parë kur ato dolën në dyqanet zyrtare.
2. MBappe
Ai ishte thjesht fantastik te Monaco në sezonin 2016/17 dhe pse ishte i kërkuar nga Real Madridi e Manchester City, vendosi të qëndroi në Francë. PSG e huazoi atë me drejt blerje në verën e 2018 për 180 milionë euro.
3. Ousmane Dembele
Pasi Neymari u largua nevoja për një zëvendësim ishte e menjëhershme, anësori u ble nga BVB për 105 milionë euro, plus bonuset që mund të shkojnë deri në 140.
4. Romelu Lukaku
Manchester Unitedi e filli sezonin 2017/18 si fitues i Ligës së Evropës, dëshira e madhe e Jose Mourinhos për suksese të reja bëri që të sjell belgun në Old Traford nga Evertoni. Sulmuesi ishte i kërkuar shumë edhe nga Chelsea, por në fund vendosi kalimin te Djajtë e Kuq për 84 milionë euro.
5. Diego Costa
Vera e 2017 filloi me një krisje në lidhjen mes Antonio Contes dhe Costas e cila në fund qoi drejt një ndarje. Spanjolli kështu u kthye te Atletico Madridi, ku edhe do ketë mundësinë të luajë që nga janari i 2018.
6. James Rodriguez
Kolumbiani e kuptoi se te Real Madrdi nuk ka të ardhme, posaçërisht kur në krye të Los Blancos është Zinedine Zidane. Kështu ai u huazua te Bayern Munichu, me drejt blerje për 40 milionë euro.
7. Virgil van Dijk
Një blerje e vonshme e 2017, por e shumë pritur nga tifozët e Liverpoolit të cilët e shikojnë holandezin si njeriun që do e stabilizojë mbrojtjen e tyre. Ai kaloi nga Southamptoni te Reds për 85 milionë euro, duke u bërë kështu mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit. Van Dijk refuzoi kalimin te Man City dhe Chelsea.
8. Leonardo Bonucci
Kalimi i Bonuccit nga Juventusi te Milani erdhi me shumë bujë, jo prej çmimit prej 40 milionësh, apo rrogës që me 7.5 milionë euro u bë lojtari më i paguar në Serie A, por se ishte i papritur. Gjithsesi, italiani ka hasur në vështirësi te klubi nga Milano, ndërsa Zonja e Vjetër nuk po arrin të mbyllë boshllëkun e lënë nga ai. Sikur të ishte e mundur rikthimi në kohë, me shumë mundësi dy klubet do pajtoheshin që ky transferim mos të ndodh.
9. Ederson
Pas eksperimentit me Claudio Bravon, Pep Guardiola kërkoi një portier afatgjatë dhe stabil. Ai u transferua nga Benfica për 40 milionë euro.
10. Monchi
Ai nuk është lojtar, por njeriu që do i sillte Romës lojtarët e duhet dhe kjo ishte ajo që klubi nga kryeqyteti italian kishte nevojë. Roma e mori atë nga Sevilla, kjo pasi ai si drejtor sportiv i klubit spanjoll arriti të zbulojë në Andalusi lojtarë si Dani Alves, Carlos Bacca e Ivan Rakitic.
Top 10 transferimet që mund të ndodhin në 2018:
1. Antoine Griezmann (Nga Atletico te Man Utd)
2. Alexis Sanchez (Nga Arsenali te Man City)
3. Philippe Coutinho (Nga Liverpooli te Barcelona)
4. Paulo Dybala (Nga Juventusi te Man Utd ose Barcelona)
5. Pierre-Emerick Aubameyang (Nga BVB te Real Madridi)
6. Mesut Ozil (Nga Arsenali te Barcelona)
7. Harry Kane (Nga Tottenhami te Real Madridi)
8. Goncalo Guedes (Nga PSG te një skuadër e madhe evropiane)
9. Kepa Arrizabalaga (Nga Athletic Bilbao te Real Madridi)
10. Mauri Icardi (Nga Interi te Real Madridi).
/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
'Luftë' mes Barcelonës dhe Sevillës – andaluzianët bojkotuan drekën tradicionale, katalanasit shkëputën çdo marrëdhënie me këtë klub

Florent Muslija i pakapshëm këtë sezon, shkatërron pothuajse i vetëm Schalken

Xavi shkrihet së qeshuri ku i bëhet një pyetje për dy legjendat e Real Madridit – Barcelona luan kundër tyre brenda pesë ditëve

Vedat Muriqi vazhdon të jetë në radarin e Atletico Madridit

Zidane pranon të marrë drejtimin e Marseilles, por vetëm me një kusht

Debat i ashpër mes Ancelottit dhe Vinicius Jr në mes të ndeshjes, në fund dyshja nuk u përshëndet fare

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

Caka: Jam dëshmitar okular se Radoiçiqi i vrau tre shqiptarë në Gjakovë

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët