Pilulat për të shtyrë ciklin menstrual: A janë të rrezikshme dhe si duhet t’i përdorni
Pilulat për të shtyrë ciklin menstrual janë një zgjedhje për shumë femra gjatë muajve të verës
Dr. Erëza Y. Durmishi
Vonesa e ciklit menstrual, edhe pse përgjithësisht e sigurt, nuk do të duhej të bëhej një praktikë e zakonshme. Edhe pse nuk ka rrezik për shumicën e femrave, duke qenë se janë preparate hormonale, gjithmonë duhet të konsultoheni me gjinekologun tuaj përpara se t’i përdorni.
Përdorimi i shpeshtë i këtyre preparateve mund të çojë në çekuilibër hormonal, më vonë gjakrrjedhje të parregullt ose më të bollshme, si dhe çrregullime të ciklit menstrual.
Shtyrja e menstruacioneve kryhet me përdorimin e preparateve hormonale – pilula kontraceptive ose preparate gestagjene, tableta që përmbajnë një formë sintetike të progesteronit të hormonit seksual femëror.
Nëse një grua tashmë përdor pilula kontraceptive si një metodë mbrojtjeje kundër shtatzënisë së padëshiruar, cikli mund të shtyhet thjesht duke vazhduar përdorimin e paketës së dytë pa pushimin e zakonshëm 7-ditor. Nëse nuk është kështu, cikli mund të vonohet duke përdorur tableta hormonale me bazë progesteroni.
Një tepricë e këtij hormoni në trup çon në vonesën e ovulacionit dhe rrjedhimisht në vonimin e shfaqjes së ciklit dhe kështu vonon shfaqjen e ciklit.
Tabletat merren të paktën tre ditë para menstruacioneve të pritshme, dy herë në ditë dhe përdoren për aq ditë sa dëshironi për të vonuar menstruacionet, por jo më shumë se 14 ditë.
Pas ndërprerjes së përdorimit të tabletave, cikli vendoset pas disa ditësh, zakonisht pas dy deri në tre ditë.
Është e rëndësishme të mbani mend se këto pilula nuk kanë një efekt kontraceptiv dhe nuk përfaqësojnë mbrojtje kundër shtatzënisë së padëshiruar.
Përvojat me pilulat e vonesës së ciklit janë kryesisht pozitive, por duhet mbajtur mend se çdo organizëm reagon në mënyrën e vet.
Efektet anësore janë zakonisht të lehta dhe përfshijnë një ndjenjë fryrjeje, tension të gjoksit, dhimbje koke të herëpashershme ose menstruacione më të rënda. Si çdo ilaç, edhe këto tableta mund të kenë kundërindikacionet e tyre.
Kujdes i veçantë kërkohet te gratë mbi 35 vjeç, duhanpirëset, ato me hipertension dhe trombozë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje