Deputeti Haki Abazi, ka deklaruar se veriu i Kosovës po mbahet në duart dhe kontrollin e Serbisë me shantazh.
I ftuar në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për “fitoren” e veriut pas zgjedhjeve të së dielës në katër komunat në veri, ka thënë se popullata atje është e shantazhuar në të gjitha aspektet me kërcënim.
“Ajo që është më e rëndësishme sipas meje është që nuk ka pasur realisht asnjë mundësi që të ndodhë ndryshe. Është e ditur që veriu është një pjesë e Kosovës që po mbahet në duart dhe kontrollin e Serbisë. Popullata atje është e shantazhuar në të gjitha aspektet me kërcënim dhe mendoj që është fatmirësi që nuk ka ndodhur të përsëritet skenari kur u vra polici Enver Zymberi”, ka thënë Abazi.
Megjithatë, sipas tij, rezultatet nga ky proces i zgjedhjeve ka qenë i ditur.
“Mendoj që ka qenë një fatkeqësi që kemi hyrë në këtë proces sepse e kemi ditur që realisht do të përfundojmë me këtë skenar sepse qëllimi i Vuç֛iqit është që në çdo lëvizje që bën Kosova ai ta rrisë pazarin për ta kthyer pazarin ku ka një normalitet, atij i ka shkuar përshtati që të arrijë që në takimin e ardhshëm të takimit të lartë të mbajë kartën e fuqishme të veriut si territor i Kosovës por që Serbia e kontrollon”, shtoi ai.
Abazi shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mban terrenin e lojës dhe vazhdon të jetë i pandëshkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare, as nga BE-ja as nga SHBA-ja.
“Plagosja e policit të njësisë speciale para disa muajve atje madje edhe shkëmbimi i zjarrit me njësitet kriminale sigurisht që tentojnë të mbajnë gjatë gjithë kohës së paku tensionin i cili mandej ka efektet e ndryshme por në aspektin politik kanë dashur të vërtetojnë që institucionet e Kosovës nuk e kanë të mundur të organizojnë zgjedhje të lira e demokratike ku do të ketë një pjesëmarrje masive”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit
Shkup: 123 shoferë të sanksionuar, 22 gjoba për tejkalim shpejtësie
“Dilni nga shtëpitë dhe rrihni çdo polic që mbron hajdutët”, procedohet penalisht avokati Genc Gjokutaj
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë