LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Mitrovicës do t’ua paguajë qiranë familjeve të prekura nga vërshimet

Komuna e Mitrovicës do t’ua paguajë qiranë familjeve të prekura nga vërshimet

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, njoftoi të premten se do të mbulojë shpenzimet për qiranë për familjet që janë prekur nga vërshimet.

Rajoni i Mitrovicës është ndër më të prekurit nga vërshimet që përfshinë disa komuna të enjten, si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut.

Hamza ka bërë të ditur se mbi 40 familje janë evakuuar në tërë qytetin dhe se pasojat janë të mëdha.


Këto deklarata ai i ka bërë në mbledhjen e Qendrës Operative Emergjente Lokale për menaxhimin e vërshimeve.

“Më shumë se 40 familje janë evakuuar në gjithë qytetin dhe pasojat janë shumë të mëdha. Mbi të gjitha fatmirësisht nuk kemi pasur humbje të njerëzve. Ata kanë nevojë për gjithçka, pasi që shtëpitë janë të pabanueshme dhe urgjent duhet t’i qëndrojmë pranë njerëzve me pako ushqimore, veshmbathje, si dhe duhet të bëhet identifikimi i familjeve që janë pa strehë, t’i vendosim me qira dhe komuna të marr përsipër pagesën e qirasë”, citohet të ketë thënë Hamza, njofton Komuna e Mitrovicës.

Tutje, thuhet se Qendra Operative Emergjente Lokale do të qëndrojë pranë të gjithë banorëve të atyre lagjeve ku janë prekur nga vërshimet, duke i ndihmuar dhe mbështetur ata dhe se komisionet komunale vlerësuese shumë shpejt pritet të dalin në teren për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

“Qytetarët që kanë nevojë emergjente mund të thërrasin në Qendrën Operative Emergjente 112 dhe në Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192”, kanë thënë nga komuna. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Kronika e Zezë
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori