LAJMI I FUNDIT:

Miniclip ka mbyllur zyrtarisht serverët e tij

Miniclip ka mbyllur zyrtarisht serverët e tij

Një ditë e keqe për “milienialët” pasi që një nga pjesët më domethënëse të fëmijërisë së tyre, Miniclip, deklaroi se do të mbyllin të gjithë serverët e tyre, përveç ato të lojërave 8 Ball Pool dhe Agario.

Ky lajm vije pas disa viteve ku kishte rënie në numrin e lojtarëve ditor në ueb-faqen e tyre dhe tkurrjes së fitimeve të Lojërave në Ueb.


Një shtytje në të gjithë industrinë për të shkëputur Adobe Flash player-in, i cili ishte një element kryesor i suksesit të Miniclip në vitet 2000, nënkuptonte vetëm se lajmi i mbylljes së pashmangshme ishte afër, përcjell Telegrafi.

Një faqe e cila ishte ndërtuar nga themeli duke u bazuar në player-in Adobe Flash dhe kishte shumë lojëra që e kërkonin këtë “plugin” në mënyrë që të mund t’i luaje ishte vetëm një bombë e kurdisur e cila priste fundin e saj, raporton talkesport.

Në muajin prill, publikuesi i lojërave telefonike me bazë në Mbretëri të Bashkuar, Miniclip, kishte bërë publik planin e saj për mbylljen e portalit të lojërave në ueb dhe kishin deklaruar se fokusi kryesor do të jetë në suksesin e lojërave telefonike të saj të cilat së fundmi kishin kaluar numrin e mbi 4 miliardë shkarkimeve, listë kjo e cila përfshinte lojëra si Agar.io, Mini Militia, 8 Ball Boll dhe lojëra të tjera.

Miniclip gjithashtu postoi një FAQ t të gjatë në sajtin e saj mbështetës ku ata shpjegonin ndryshimin e strategjisë së kompanisë dhe se çfarë do të thoshte kjo për lojërat e tjera dhe partneriteteve të përmbajtjes në sajtin e tyre.

Ata gjithashtu hynë në detaje rreth asaj se pse dorëzimi i platformës tek fansat nuk do të ishte i mundur pasi “teknologjia e kërkuar për ta bërë këtë të ndodhë është një zgjidhje pronësore për Miniclip”.

Pavarësisht suksesit të saj të hershëm, sajti në fjalë e kishte të vështirë ta mbante audiencën të emocionuar mjaftueshëm për ta vizituar atë në baza ditore dhe të gjeneronin fitime nga shërbimi i Lojërave në Ueb.

Me përparimin në lojërat telefonike, lojtarët tashmë në pakësim numërohen të rënduar dhe tani jemi dëshmitarë të rënies së një pjese të epokës. Por megjithatë, kompania tani është duke u fokusuar në një model më të mirë të gjenerimit të të ardhurave dhe ka të ngjarë të shohim lojëra më të suksesshme telefonike në të ardhmen. /Telegrafi/