Nga: Jean-Paul Sartre
Përktheu: Elena Lula
Gjashtë muaj më parë, madje edhe dje, njerëzit pyesnin të interesuar: “Ç’do të bëjë ai?” Përkohësisht, i dërrmuar prej kontradiktave që duhen respektuar, ai kishte vendosur të heshtte. Por, ai ishte ndër ata njerëz të rrallë, për të cilët ia vlen të presësh, pasi ata nuk nxitohen të zgjedhin dhe i mbeten besnikë zgjedhjes që bëjnë. Një ditë ai do të fliste hapur. Ne as që do të kishim guxuar të supozonim se çfarë mund të thoshte ai. Ne mendonim se ai do të kishte ndryshuar bashkë me botën, siç ndodh me të gjithë ne; kaq mjaftonte për të qenë të vetëdijshëm për praninë e tij.
Unë dhe ai ishim zënë. Një zënie nuk ka dhe aq rëndësi – edhe nëse ata që zihen nuk e shohin më kurrë njëri-tjetrin – kjo thjesht është një tjetër mënyrë e të jetuarit së bashku, pa i humbur shikimit të njëri-tjetrit në atë copë botë ngushtësisht të vogël që na ka rënë për pjesë. Kjo nuk më pengonte aspak që të mendoja për të, të ndieja që sytë e tij ishin mbi librin apo mbi gazetën që unë po lexoja dhe pyesja veten: “Ç’mendon ai për këtë? Çfarë mendon ai në këtë moment?”
Heshtja e tij – të cilën, në varësi të asaj çfarë ndodhte ose të gjendjes sime shpirtërore, e shihja herë si një sjellje të kujdesshme, herë me dhimbje – ishte një tipar i së përditshmes, si të nxehtit ose drita, por ishte njerëzore. Ne jetonim me mendimin e tij ose kundër tij, siç shtjellohej ky mendim në librat e tij – veçanërisht te Rënia (La chute), që është ndoshta libri i tij më i mirë dhe më pak i kuptuari. Ishte një aventurë e jashtëzakonshme e kulturës sonë, një lëvizje së cilës u përpoqëm t’i kuptonim fazat dhe rezultatin final të saj.
Në kohën tonë ai përfaqësonte shembullin e fundit të asaj aradhe të gjatë moralistësh, veprat e të cilëve përbëjnë ndoshta elementin më origjinal në letërsinë franceze. Humanizmi i tij i palëkundur, i kufizuar dhe i kulluar, i rreptë dhe sensual, frymëzoi një luftë të pasigurt kundër ngjarjeve masive dhe pa formë të kohës. Por, në anën tjetër, përmes refuzimeve të tij të vendosura, ai riafirmoi, në zemër të epokës sonë-në kundërshim me makiavelizmat dhe idhujt e realizmit-ekzistencën e çështjeve morale.
Në një farë mënyrë, ai vetë ishte pikërisht ky afirmim i vendosur. Kushdo që i ka lexuar ose ka reflektuar mbi veprat e tij ka ndeshur me vlerat humane që ai vlerësonte fort; ai e vuri në dyshim veprimin politik. Atij ose duhej t’i shmangeshe, ose duhej ta luftoje – ai ishte i domosdoshëm për atë tension që e bën jetën intelektuale të jetë ajo që është. Heshtja e tij, këta vitet e fundit, kishte në vetvete diçka pozitive: ky Dekard i Absurdit refuzoi ta linte terrenin e sigurt të moralit duke rrezikuar në shtigjet e pasigurta të praktikalitetit. Ne e ndjemë këtë, siç ndjemë edhe konfliktet që ai mbante të fshehura, për shkaqe etike, të cilat, në vetvete, njëherësh e kërkonin dhe e dënonin revoltën.
Ne prisnim; ne duhej të prisnim; ne duhej të dinim. Pavarësisht se ç’bëri ose vendosi të bënte më pas, Kamy (Albert Camus) nuk reshti kurrë së qënuri një ndër forcat kryesore të veprimtarisë sonë kulturore dhe, në mënyrën e tij, të përfaqësonte historinë e Francës dhe të këtij shekulli. Por, ne ndoshta e kemi ditur dhe kuptuar itinerarin e tij. Ai i tha vetes: “Puna ime shtrihet përpara”. Tani, ajo ka marrë fund. Skandali i vërtetë i vdekjes së tij është eliminimi i rendit njerëzor nga jonjerëzorja.
Rendi njerëzor s’është gjë tjetër veçse “mungesë e rendit” – ai është i padrejtë dhe i rrezikshëm, ai përmban vrasje dhe vdekje për shkak të urisë, por të paktën ky rend është krijuar, është ruajtur ose i ka rezistuar kohës prej njerëzve. Në këtë rend do të jetonte edhe Kamy. Ai njeri, gjithnjë në lëvizje, që na pyeste vazhdimisht, ishte vetë një pyetje që kërkonte përgjigje. Ai jetoi në gjysmën e një jete të gjatë; për ne, për veten e tij, për njerëzit që e mbështesin rendin dhe për ata që e refuzojnë atë. Për të ishte e rëndësishme që ta thyente heshtjen, të ishte ai që vendoste dhe që vinte në përfundime. Disa vdesin në moshë të thyer, ndërkohë që të tjerët, pa bërë kurrë thuajse asgjë, mund të vdesin në çdo minutë, pa e ndryshuar kuptimin e jetës së tyre ose vetë jetën e tyre. Por, për ne, të pasigurt në mungesë të një busulle, njerëzve tanë më të mirë u është dashur të arrijnë fundin e tunelit. Natyra e punës së një njeriu dhe kushtet e momentit historik rrallëherë kanë kërkuar kaq qartë që një shkrimtar të vazhdojë të jetojë.
Aksidentin që vrau Kamynë unë e quaj një skandal, pasi ai, papritur, në qendër të botës sonë njerëzore projekton absurditetin e nevojave tona më thelbësore. Në moshën 20-vjeçare, i prekur papritur nga një sëmundje që më pas ndikoi në tërë jetën e tij, Kamy e zbuloi Absurdin – mohimin e pakuptimtë të njeriut. Ai u mësua me të, ai e mbajti përherë parasysh gjendjen e tij të papërballueshme dhe ia doli. Dhe, përsëri njerëzit tundohen të mendojnë se vetëm veprat e tij të para dëshmojnë të vërtetën mbi jetën e tij, pasi ky njeri invalid, i sapo shëruar, shkatërrohet nga një vdekje e papritur që i vjen nga jashtë.
Absurdi mund të jetë pikërisht ajo pyetje që askush tani s’do të mund t’ia bëjë më atij, ajo pyetje të cilën ai vetë s’do mundet t’ia bëjë më askujt, ajo heshtje që tashmë nuk është më as heshtje, që tani është absolutisht asgjë.
Unë nuk mendoj kështu. Në momentin që shfaqet, jonjerëzorja bëhet pjesë e njerëzores. Çdo jetë që ndërpritet – edhe jeta e një njeriu kaq të ri në moshë – i ngjan një pllake gramafoni që, edhe pse e thyer, është njëherësh një jetë e plotë. Për të gjithë ata që e deshën Kamynë, ka një absurditet të papërballueshëm në atë vdekje. ,Por ne duhet të mësohemi ta shohim atë vepër të lënë përgjysmë si një vepër të plotë. Për sa kohë që humanizmi i Kamysë përmban një qasje humane ndaj vdekjes që e zuri atë në befasi, për sa kohë që përpjekja e tij krenare në kërkim të lumturisë nënkuptoi dhe kërkoi domosdoshmërinë johumane të vdekjes, ne duhet të vlerësojmë në atë vepër dhe ne jetën që është e pandashme prej saj, përpjekjen e pastër dhe trimfuese të një njeriu për të rrëmbyer çdo çast të ekzistencës së tij prej vdekjes së tij të ardhshme. /Gazeta “ExLibris”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQyteti më i vjetër në botë!
Disa shënime mbi traditën moderne greke
Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje
Thënie të zgjuara të emrave të mëdhenj: Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh!
PARAJA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A