Kosova dhe Shqipëria duhet të krijojnë plan-program të posaçëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës, thotë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi. Ai thekson se shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc po diskriminohen nga shteti serb, që siç shprehet ai, politikat e saj janë të kohës së Sllobodan Millosheviqit.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në një intervistë për kp vlerëson se çështja e Luginës së Preshevës duhet të jetë prioritet për Kosovën dhe Shqipërinë.
“Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë duhet të krijojnë një plan program të posaçëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ku ato ulen bashkë dhe diskutojnë për këto çështje dhe ne do të jemi më mirë dhe do të jemi më të fortë në aspektin politik. Prandaj, unë mendoj që Shqipëria duhet t’i bashkëngjitet Kosovës me pjesën e buxhetit dhe të ketë interesim të zhvillohet, arsimi, kultura, bizneset sepse kemi shumë pengesa edhe në çështjen e bizneseve ku shqiptarët e Preshevës detyrohen me fabrikat apo mini-fabrikat e tyre të shkojnë në Shqipëri apo Kosovë për arsye se nuk mund t’i plasojnë produktet e veta”, deklaron Rexhepi.
Pavarësisht përpjekjeve, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme ende nuk e kanë të drejtën të mësojnë në gjuhë shqipe.
“Ne pasivizohemi çdo ditë. Ne diskriminohemi në të drejtat tona. Çështja e librave, teksteve shkollore ende nuk është zgjidhur. Jemi në këtë shekull, në shekullin 21 që ende ne mësojmë me metodën e vjetër, nxënësit e shkollave të mesme ende mësojnë me metodën e vjetër duke shkruar mësimet sepse nuk e kemi të drejtën e librave në gjuhën shqipe. Edhe pse kemi dhënë çdo qartësi, çdo gjë që ne duhet të kryejmë ne i kemi kryer të gjitha obligimet tona. Por çështja është që ju pengon vetëm se janë libra shqip”, shprehet ai.
Shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë – zonën që njihet si Lugina e Preshevës, vazhdojnë të përballen me diskriminim.
Në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Serbia po vazhdon me spastrim etnik përmes pasivizimit të adresave.
Komuna më e prekur, thotë Rexhepi, është Medvegja. Por, në masë të madhe spastrimi etnik po bëhet edhe në Preshevë e Bujanoc.
“Politikat e Beogradit janë ato të njëjta sikur të kohës së Millosheviqit duke diskriminuar apo edhe duke pasivizuar siç e kemi spastrimin etnik që është duke ndodhur spastrimi etnik i shqiptarëve në Luginën e Preshevës, me anë të pasivizimit të adresave duke ua hequr të drejtën shqiptarëve që të jenë banor të këtyre trojeve. Pasivizimin e adresave e kanë bërë në mënyrë shumë të lehtë duke e keqpërdorur ligjin e vet, duke përdorur arsyet e veta shteti. Një polic i thjesht mund të pasivizojë këdo. Me anë të atyre bëhet pasivizimi dhe në shumicën e rasteve ti nuk e merr vesh që je i pasivizuar. Vetëm atëherë kur ti shkon ta nxjerrësh një dokument ti e merr vesh që je i pasivizuar”, shton ai.
Ai përmend një rast ekstrem të pasivizimit të adresave në Preshevë.
“Një familje shtatë anëtarëshe në Preshevë është pasivizuar. Dhe tani ajo ka filluar me pjesën e ankesave që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre elementare.
Për tërë këto shkelje, Rexhepi thotë se është i njoftuar faktori ndërkombëtar, por sipas tij qasjen ndaj Serbisë e kanë të butë.
“Këtë çështje e kemi ngritur edhe me ndërkombëtarët edhe me tjerët, por për momentin është duke hasur tek ndërkombëtarët… janë shumë të butë ndaj Serbisë. Sepse Serbia po shihet qartë nga raportet që është duke ndodhur spastrim etnik si në kohën e Millosheviqit, por me metodat më moderne të cilat janë duke i përdorur në terren”, shprehet ai.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi thotë se Serbia po tenton të pengojë edhe ndihmën e Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Gjatë vitit 2024 kemi hapur konkurset ku kanë përfituar studentët, familjet me tre fëmijë në shkolla dhe fëmijët pa prindër. Dhe këtu ka qenë një numër i rëndësishëm që kanë përfituar dhe te pjesa tjetër tani e kemi një milionëshin e bujqësisë ku Qeveria e Serbisë po tenton të na diskriminojë dhe të mos na lejojë që Kosova të jetë pjesë e bujqve apo të jetë prezente në Luginën e Preshevës. Ajo çka e pengon Serbinë është Kosova e Shqipëria mos të përzihen”, përfundon ai.
Në fund të vitit të kaluar, Qeveria ka ndarë më shumë se një milion euro për familjet shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc që merren me bujqësi.
Në kuadër të buxhetit për këtë vit, qeveria ka paraparë që të ndajë katër milionë euro për Luginën e Preshevës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRamadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it
Ngushtimi i lukthit për trajtimin e obezitetit, flet kirurgu Krasniqi: Largohet 80 për qind e lukthit, pas operacionit duhen kontrolle të vazhdueshme
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur
I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?