Bashkëkryetarja e partisë “Zajedno”, Biljana Stojkoviq ka paralajmëruar se do të rritet rreziku për aktivistët civilë dhe politikë në Serbi.
Sipas Stojkoviqit, kjo po ndodh sepse Qeveria në Beograd është “shumë nervoze”.
“Ne nuk do të dorëzohemi, aktivistët politikë dhe civilë sigurisht që nuk do të dorëzohen, ndoshta edhe një numër i madh i qytetarëve. Protestat nuk do të mbarojnë, nuk do të ndalen”, tha Stojkoviq.
Ajo shtoi se tashmë ka pasur përpjekje për të dekurajuar protestat në mënyra të ndryshme, por që nuk ka funksionuar dhe se është thellësisht e bindur se ajo që ka nisur nuk mund të ndalet.
Duke shpjeguar pse grafiti i vizatuar nga këta para Kuvendit të Serbisë, ajo theksoi se “regjimi i Aleksandar Vuçiqit e ka kthyer atë institucion në një makineri të dhunshme propaganduese për të përçarë qytetarët dhe të mbrojë njerëzit e dhunshëm”.
Policia serbe e kishte ndaluar atë dhe anëtarët e partisë një natë më parë. Stojkoviq ka vlerësuar se arrestimi i saj ishte për shkak të mbishkrimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251