LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë kundër Bocan-Kharchenkos, Vulinit, Knezheviqit, Wagnerit dhe Qendrës ruse të spiunazhit në Serbi

Aktakuzë kundër Bocan-Kharchenkos, Vulinit, Knezheviqit, Wagnerit dhe Qendrës ruse të spiunazhit në Serbi

Organizata serbe “Grupi i Tetorit”, përfaqësuar nga avokati Çedomir Stojkoviq, ka ngritur në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd një sërë akuzash penale ndaj disa personave dhe organizatave ekstremiste që veprojnë në Serbi.

Akuzat janë ngritur kundër drejtorit të Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA), Aleksandar Vulin, ambasadorit rus Aleksandar Bocan-Kharchenko, të ashtuquajturës Qendra Humanitare Ruso-Serbe në Nish dhe anëtarëve të organizatës ekstremiste Wagner dhe asaj Patrulla Kombëtare.

Mercenarët Wagnerit po ashtu janë akuzuar nga vendet perëndimore dhe ekspertët e Kombeve të Bashkuara për shkelje të shumta të të drejtave të njeriut.


Stojkoviq me anë të një njoftimi në Twitter ka theksuar se të gjithë janë duke punuar për të mobilizuar qytetarët e Serbisë për luftë.

“Bocan-Harchenko udhëheq, Vulin parandalon punën e kundër-zbulimit, Qendra në Nish është platformë dhe prandaj e kemi Wagnerin realitet”, ka shkruar Stojkoviq.

Kallëzim penal është ngritur edhe kundër Damjan Knezheviqit, liderit të organizatës serbe të krahut të djathtë Patrulla Kombëtare.

Avokati serb u ka thënë gazetarëve, pas ngritjes së padive, se ato u referohen edhe veprimeve të misionit diplomatik rus “për mobilizimin e shtetasve serbë për të marrë pjesë në luftën në Ukrainë”.

Organizata serbe 'Grupi i Tetorit': Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq në listën e agjentëve bashkëpunues të Putinit
Lexo po ashtu Organizata serbe 'Grupi i Tetorit': Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq në listën e agjentëve bashkëpunues të Putinit

“Ne kemi dyshim të bazuar për të menduar se Aleksandar Vulin, si drejtor i BIA-s, ka dhënë urdhra, direktiva dhe udhëzime për të parandaluar aktivitetet e Grupit Wagner në Serbi, duke parandaluar punën e kundër-zbulimit në Serbi”, ka thënë Stojkoviq.

“Në faqen e Ambasadës ruse në Serbi, kane ekzistuar instruksione të qarta, instruksione si të aplikohet në ushtrinë ruse, dhe dhënia e instruksioneve të tilla është shkelje penale sipas Kodit Penal të Serbisë”, ka shtuar ai.

Të gjitha lajmet nga Wagner
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Wagner

Një instruksion i tillë është publikuar vite më parë në faqen e Ambasadës ruse. Mirëpo, pas shpërndarjes së tij në rrjetet sociale, udhëzimet janë hequr nga faqja e vjetër e ambasadës por se ende ekziston në historinë e motorëve të kërkimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori