LAJMI I FUNDIT:

Kush janë kundërshtarët e Ballkanit në fazën e grupeve – çfarë duhet të dini për Slavia Pragën, Clujin dhe Sivasporin

Kush janë kundërshtarët e Ballkanit në fazën e grupeve – çfarë duhet të dini për Slavia Pragën, Clujin dhe Sivasporin

Ballkani ka mësuar shortin për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës që u hodh sot.

Slavia Praga e Çekisë, Cluj i Rumanisë dhe Sivasspori i Turqisë do të jenë rivalët e Ballkanit në grupe.

Kemi të bëjëm më klube shumë të forta në vendet e tyre, pasi dy të parat janë nënkampion dhe kampion, ndërsa Sivasspor shpesh rivalizon me klubet e mëdha turke për një vend në garat evropiane.


Slavia Praga, lideri i futbollit çek  

Se sa e fortë është Slavia Praga e tregon fakti që ajo është në vazon e parë, vetëm pas klubeve si Villarreal dhe Basel.

Cekët shihen si favorit për ta fituar grupin G, pasi e njohin mirë këtë garë edhe pse është vetëm viti i dytë.

Slavia në edicionin e parë të Ligës së Konferencës (2021/2022) ka arritur deri në çerekfinale, ku ishte mposhtur nga Feyenoordi. Madje ata kishin eliminuar edhe Fenerbahcen dhe LASK-un.

Në kampionatin e fortë të Çekisë, Slavia ishte e dyta, pas Plzenit. Slavia ka shtatë tituj të Çekisë, ndërsa së fundmi ishte shpallur në vitin 2021. Ata kanë edhe 13 tituj të Çekosllovakisë, ku dy shtet ishin bashkë.

Vlera aktuale e skuadrës së tyre është afër 56 milionë euro.

Tomas Holes me 7 milionë euro dhe Peter Olayinka me 6.5 milionë euro janë lojtarët më të mirë të skuadrës, me këtë të fundit që ka bërë karrierën në Shqipëri te Bylis dhe Skënderbeu.

Cluj, pesë herë radhazi kampion në Rumani

CFR Cluj është kundërshtari tjetër i Ballkanit në fazën grupore të Ligës së Konferencës dhe vjen nga Rumania.

Cluj vlerësohet skuadër shumë e fortë, pasi ka dominuat kampionatin në Rumani në vitet e fundit, duke e fituar pesë herë radhazi.

Ka tetë tituj të kampionit dhe të gjithë i ka fituar nga viti 2008 e tutje.

Trajneri është Dan Petrescu, një prej emrave më të mëdhenj të futbollit rumun.

Vlera e Cluj është 27.8 milionë euro dhe  Andrei Burca është lojtari më i shtrenjtë me vlerë prej 5 milionë euro në treg.

 Sivasspor

Sivasspor është klubi turk që e ka fituar së fundmi Kupën e Turqisë, duke e mposhtur në finale Kayserispor në kohën shtesë me rezultat 3-2.

Suksesi më i madh në kampionat është kur Sivasspori, doli nënkampion i Turqisë në sezonin 2008/09.

Ata morën pjesë në garat evropiane edhe vitin e shkuar, kur e mbyllën kampionatin në vendin e katërt.

Në sezonin 2020/21 është paraqitur në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, por nuk ka avancuar tutje pasi ka përfunduar në pozitën e tretë.

Sivasspor si skuadër ka vlerë në treg prej mbi 27 milionë euro.

Dia Saba është lojtari më i shtrenjtë në skuadrën turke me vlerë prej 4.8 milionë euro.

Trajner i tyre është Rıza Çalımbay, ndërsa ka në skuadër edhe emra si Clinton N’Jie, Max Gradel, Mustapha Yatabaré dhe Isaac Cofie. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga
Barcelona e vendos De Jongun në listën e shitjeve, ia cakton edhe çmimin e largimit

Barcelona e vendos De Jongun në listën e shitjeve, ia cakton edhe çmimin e largimit

La Liga

"Nuk ka pasur si ai në histori" - Liridon Krasniqi zbulon lojtarin më të mirë të Kosovës

Kosovë

"E dua shumë atë fëmijë" - Amorim tregon lojtarin e preferuar te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori