LAJMI I FUNDIT:

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme
Foto: Arkiv

Instituti Atlas ka bërë të ditur se Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme për milion banorë për shkak të ndotjes së ajrit.

Në një postim në Facebook, rrjedhimisht në grafikën e publikuar Kosova ndodhet e para në listë me numrin e vdekjeve për milion banorë për shkak të ndotjes M2.5, pastaj vjen Serbia, Shqipëria, Bulgaria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, etj.

Referuar njoftimit të Institutit Atlas ndotja e ajrit vjen nga trafiku, industria dhe djegia e karburanteve.


“PM2.5 janë grimca të imta në ajër—30 herë më të vogla se një fije floku—që hyjnë thellë në mushkëri dhe në gjak. Ato vijnë nga trafiku, industria dhe djegia e karburanteve, duke shkaktuar sëmundje të zemrës, kancer të mushkërive dhe goditje në tru.

Ajri më i pastër = jetë më të gjata e më të shëndetshme!”, thuhet tutje.

Javë më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kishte potencuar se ndotja e ajrit konsiderohet një rrezik për shëndetin e njeriut, e sidomos për grupet e ndjeshme dhe me sëmundje të rrugëve dhe organeve të frymëmarrjes.

Instituti sqaronte se efektet shëndetësore afatshkurtra të ndotjes së ajrit në shëndet: sëmundjet, shtrimet në spital, komplikimet shëndetësore dhe vdekjet, ndërkaq, efektet shëndetësore afatgjata: sëmundshmëria, kanceri i mushkërive, sëmundjet kardiovaskulare dhe pulmonare.

“Shkaqet kryesore të vdekjeve dhe sëmundjeve që lidhen me ndotjen e ajrit janë: sëmundjet ishemike të zemrës, goditja në tru, sëmundjet e frymëmarrjes, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike, bronhiti, emfizema, irritimi i syve dhe sistemit të frymëmarrjes, veçanërisht sulmet e astmës dhe kanceri i mushkërive.

Të dhënat e OBSh-së tregojnë se ndotja e ajrit shkakton pothuajse 500.000 vdekje të parakohshme çdo vit në botë. Përafërsisht 290.000 nga këto vdekje ndodhin në vendet me të ardhura të larta, ndërsa  190.000 vdekje ndodhin në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori