Volkswagen ka njoftuar se është gati të shqyrtojë prodhimin e pajisjeve për ushtrinë gjermane si pjesë e përpjekjeve evropiane për armatim, shkruan The Telegraph.
Oliver Blume, drejtor ekzekutiv i prodhuesit më të madh evropian të veturave, tha se kompania nuk është kontaktuar ende nga partnerët e mundshëm, por se ata janë të gatshëm të “shqyrtojnë konceptet”, transmeton Telegrafi.
Komentet e tij vijnë në një kohë kur zhvendosja drejt armatimeve gjermane – e nxitur nga frika se Shtetet e Bashkuara po tërheqin mbështetjen nga kontinenti – ka bërë që prodhues të tillë si Rheinmetall dhe KNDS Group të riorganizojnë fabrikat e pjesëve të automjeteve për të prodhuar armë.
Sipas ekonomistëve, fabrikat e veturave mund të kursejnë kapacitet pasi eksportet gjermane të veturave janë përgjysmuar nga kulmi i tyre para Covid-19.
I pyetur dje nëse VW, e cila përdorte fabrikën nën kapacitet, ishte e hapur për prodhimin e pajisjeve ushtarake, Blume tha se ekziston një mundësi për këtë, shkruan The Telegraph.
“Së pari, mendoj se, duke pasur parasysh situatën aktuale gjeopolitike, vendimet që po shohim tani në Gjermani dhe në Evropë janë të duhurat, në kuptimin që duhet të investojmë më shumë për të qenë sërish të sigurt”, shtoi ai.
“Ne nuk jemi në diskutime konkrete se çfarë mund të bëjë Volkswagen. Mendimi im është se nëse do të ekzistonte mundësia e prodhimit të automjeteve ushtarake në të ardhmen, do të duhej të shqyrtonim konceptet”, theksoi ai, duke shtuar se gjithçka është vetëm një pyetje e hapur tani për tani.
“Ne e kemi bërë këtë në të kaluarën. Grupi Volkswagen ka ekspertizë automobilistike. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë konsulencë dhe këshilla. Por se ku jemi tani është vetëm një pyetje e hapur dhe iniciativat do të drejtohen nga industria e mbrojtjes më shumë se çdo gjë tjetër”, tha për Blume.
Sipas The Telegraph, kërkesa e shtuar e shkaktuar nga perspektiva e armatimeve evropiane ka rritur aksionet e kompanive gjermane të mbrojtjes ndërsa ato rrisin prodhimin.
Në këtë sfond, disa fabrika veturash në Gjermani janë duke u përshtatur për prodhimin e armëve, ndërsa prodhuesit evropianë luftojnë në një treg që nuk është rikuperuar në nivelet e para Covid-it.
Sander Tordoir, kryeekonomist në Qendrën për Reformën Evropiane, tha se prodhimi i pajisjeve ushtarake mund të sigurojë një “linjë të re biznesi” për prodhuesit e automjeteve, shitjet e të cilëve kanë rënë.
“Premtimet për të rritur kërkesën e konsumatorëve gjermanë duke lehtësuar rregullat e buxhetit të “frenimit të borxhit” dhe duke nisur stimulimin e qeverisë nuk ka gjasa t’i kthejnë fabrikat në kapacitetin e plotë”, shtoi ai.
“Ata mund t’i bëjnë të dyja. Gjermania ka humbur gjysmën e eksporteve të saj neto të makinave, kështu që ka shumë kapacitete të papërdorura për të rritur prodhimin e automjeteve elektrike dhe pajisjeve ushtarake”, tha Tordoir. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si do të duket një Mercedes me 1,000 kuaj-fuqi?

Zbulohen detaje për Volkswagen Golf 9

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Pasuria neto e Elon Musk ra për 29 miliardë dollarë brenda një dite, pas rënies së vlerës së aksioneve të Tesla

Kështu mund të duket një BMW X8

Lamborghini konfirmon automjetin e tij të parë elektrik - do të jetë më i fuqishmi i markës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës