LAJMI I FUNDIT:

Angel Di Maria e pranon se ende merr ilaçe për të përballuar tre humbjet e mëdha në finale me Argjentinën   

Angel Di Maria e pranon se ende merr ilaçe për të përballuar tre humbjet e mëdha në finale me Argjentinën    

Angel di Maria ka zbuluar se ai ende merr ilaçe që u detyrua t’i niste pasi humbi tre finale të turneve të mëdhenj me Argjentinën mbi një dekadë më parë.  

Anësori ishte pjesë e skuadrës argjentinase që humbi dy finalet e Copa America (2012, 2013) dhe finalen e Kupës së Botës 2014, gjë që i shkaktoi shumë trauma. 

 “Për shkak të kësaj, unë ende marrë ilaçe. Së fundmi kam qenë në gjendje ta zvogëloj dozën. Jam shumë më mirë, por kjo është diçka paksa si varë, gjithashtu… Këto janë gjëra që qëndrojnë me ty, që të shënjojnë”, tregoi Di Maria për Infobae. 


 Anësori ka shprehur gjithashtu se sa i vjen keq për ish-shokët e tij të skuadrës në Argjentinë, të cilët humbën lavdinë e tyre të fundit, kur u shpallën kampion i botës. 

“Kush i kujton djemtë që arritën në atë finale të Kupës së Botës dhe nuk e fituan?. Shumë pak, më duket e padrejtë. Kush flet për ata djem? Askush. Shumë pak mund t’ju tregojnë se si luajtën”. 

 “E kam thënë shumë herë kur u bëmë kampionë bote, kur fituam Kupën e Amerikës, kam thënë gjithmonë se ato trofe ishin gjithashtu [falë] gjeneratës së mëparshme”, deklaroi Di Maria. 

Di Maria: Ronaldo përfaqëson punën, Messi është talent i pastër – diferenca është e madhe
Lexo po ashtu Di Maria: Ronaldo përfaqëson punën, Messi është talent i pastër – diferenca është e madhe

Di Maria luajti një rol të rëndësishëm te Argjentina për të fituar Kupën e Botës 2022, duke shënuar një gol në finale kundër Francës.  

Ai bëri 146 paraqitje për kombëtaren e tij, duke shënuar 31 gola dhe duke dhënë 32 asistime. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori