LAJMI I FUNDIT:

Musliu: AKI nuk është përfshirë në artikullin e publikuar nga RTK, ku sulmohen dy media në Kosovë

Musliu: AKI nuk është përfshirë në artikullin e publikuar nga RTK, ku sulmohen dy media në Kosovë

Deputetja Ganimete Musliu, kryetare e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, ka dalë me një sqarim, lidhur me përfshirjen eventuale të këtij institucioni të sigurisë në një artikull të publikuar nga Radiotelevizioni i Kosovës, që ka nxitur reagime të shumta.   

Musliu, përmes një postimi në Facebook, ka thënës se “pas interesimit të madh të mediave dhe në pamundësi që ti përgjigjem secilit medium veç e veç po jap sqarim lidhur me deklaratat  dhe shkrimet se AKI është e përfshirë në skandalin e RTK-së”.

“Si kryetare e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, pas daljes në publik të pretendimeve se AKI është e përfshirë në skandalin e RTK-së në sulmin ndaj  mediave Nacionale dhe Periskopi, sot kam komunikuar me Drejtorin Petrit Ajeti  për t’u informuar për vërtetësinë e lajmeve lidhur me përfshirjen e AKI-së në këtë skandal”, ka shkruar Musliu, transmeton Telegrafi.


Ajo ka thënë se “në bazë të përgjigjes zyrtare të Drejtorit Ajeti, deklaroj se AKI nuk është e përfshirë dhe nuk ka të bëjë me këtë rast”.

“Si kryetare e Komisionit Mbikëqyrës Parlamentar ftoj  Prokurorinë Speciale të intervistoj  Drejtorin e RTK 1, Rilind Gërvallën dhe të zbardhë  këtë rast, përndryshe kjo çështje po e dëmton jo vetëm reputacionin e AKI-së, por indirekt edhe sigurinë nacionale!”, ka shkruar deputetja Musliu.

Ndryshe, një artikulli i mediumit “Slobodna Bosna” ku flet se disa media në Kosovë janë nën kontroll të drejtpërdrejtë nga kryekrimineli Milan Radoiçiqi dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili më pastaj u publikua nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), ka nxitur reagime të shumta në vendin tonë. /Telegrafi/