LAJMI I FUNDIT:

U largua nga fusha me lot në sy, mësohet gjendja shëndetësore e Rrahmanit

U largua nga fusha me lot në sy, mësohet gjendja shëndetësore e Rrahmanit

Rapid Bukureshti dhe CFR Cluj u ndeshën mbrëmë (20 korrik) në derbin e fazës së dytë të Superligës së Rumanisë.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 2-2 dhe trajneri Neil Lennon ka mbetur ende pa fitore në kampionatin rumun.

Për të mos mjaftuar kjo, ata morën gjithashtu një lajm të keq pasi sulmuesi kryesor Albion Rrahmani u desh të largohej nga fusha para kohës shkaku i lëndimit.


Një ditë pas këtij derbi, tashmë është bërë e ditur edhe gjendja shëndetësore e yllit kosovar, i cili pritet të rikthehet në fushë së shpejti.

Spektakël me katër gola në derbin e shqiptarëve në Rumani: Rrahmani dhe Hasani gjejnë golin, Korenica u zëvendësua nga Thaqi  
Lexo po ashtu Spektakël me katër gola në derbin e shqiptarëve në Rumani: Rrahmani dhe Hasani gjejnë golin, Korenica u zëvendësua nga Thaqi  

“Në shikim të parë, të gjithë shpresojnë se është thjesht një goditje. Është këmba ku ai u lëndua sezonin e kaluar dhe për këtë arsye ishte jashtë fushë për një kohë të gjatë”.

“Ai nuk mundi të shkelte me këmbë në tokë pas ndeshjes dhe ky ishte shqetësimi i stafit mjekësor. Është një zonë e ndjeshme, sepse është afër tendinit të Akilit”.

“Atë e kanë shkelur gjithashtu edhe në gishtat e këmbës, pra është një lëndim i dyfishtë, nëse mund të themi kështu”, ka zbuluar një burim i klubit rumun.

Megjithatë, ish-legjenda rumune, Marius Sumudica ka qetësuar tifozët e Rapidit duke thënë se lëndimi i Rrahmanit nuk është diçka serioze.

“Nuk ka ndonjë problem. Nga pamja e parë, duket se nuk është as një ndrydhje. Ndrydhja duket ndryshe, këtu është një goditje, nuk mendoj se ka prekur kockat”.

“Po të ishte kockë, me goditje të tilla si ajo që mori Rrahmani mund të kishte pësuar ndonjë çarje apo thyerje të këmbës”.

“Me aq sa shoh, ai do të jetë i gatshëm që të luajë që nga ndeshja e radhës”, ka thënë Sumudica./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori