LAJMI I FUNDIT:

Jamie Carragher nuk ka asnjë dyshim kur tregon emrin e trajnerit që duhet ta zëvendësojë Southgaten

Jamie Carragher nuk ka asnjë dyshim kur tregon emrin e trajnerit që duhet ta zëvendësojë Southgaten

Jamie Carragher nuk kishte aspak dyshime kur tregoi emrin e trajnerit i cili duhet ta zëvendësojë Gareth Southgaten tek Anglia.

Southgate dha dorëheqje nga pozita e tij sot (16 korrik), më pas se 48 orë pasi Anglia pësoi humbje ndaj Spanjës me rezultat 2-1 në finale të Kampionatit Evropian.

53-vjeçari transformoi Anglinë gjatë udhëheqjes së tij tetë vjeçare, duke i udhëhequr ata drejt dy finaleve të njëpasnjëshme në Kampionatin Evropian e po ashtu edhe në gjysmëfinale dhe çerekfinale të Kupës së Botës.


Ai mori kritika të rënda pasi dështoi që të nxjerrë më të mirën nga yjet e Anglisë në Euro 2024, kështu që Federata e Futbollit të Anglisë duhet të marrë një vendim të vështirë se kush duhet ta zëvendësojë atë.

Pak orë pas largimit nga Anglia, Southgate mund ta marrë drejtimin e klubit të njohur anglez
Lexo po ashtu Pak orë pas largimit nga Anglia, Southgate mund ta marrë drejtimin e klubit të njohur anglez

Por, ish-mbrojtësi i Anglisë, Jamie Carragher, ka thënë se ky nuk është aspak një vendim i vështirë.

“Ka një kandidat për të zëvendësuar Gareth Southgate. Duhet të jetë Eddie Howe. Për mua, ai është kandidati kryesor me dallim të madh”.

“Do të isha i habitur nëse nuk ndodh kjo. Asnjë nga kandidatët tjerë nuk i afrohen atij sa i përket përshtatjes”.

Kandidatë të tjerë për pozitën e përzgjedhësit tek Anglia janë Graham Potter, Lee Carsley dhe Mauricio Pochettino.

“Ai ka bërë një punë të shkëlqyer me Bournemouthin ndërsa të njëjtën e ka vazhduar edhe në St’ James Park”, përfundoi Carragher./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Oyarzabal dhe Merino shpallen

Oyarzabal dhe Merino shpallen "tradhtarë" me t'u kthyer në Spanjë

Përfaqësueset
Çfarë tha Mbappe për Ronladon në konferencën e tij të parë si lojtar i Real Madridit

Çfarë tha Mbappe për Ronladon në konferencën e tij të parë si lojtar i Real Madridit

La Liga
Bayern Munich planifikon goditjen e dyfishtë në afatin kalimtar që do t’i befasojë të gjithë

Bayern Munich planifikon goditjen e dyfishtë në afatin kalimtar që do t’i befasojë të gjithë

Bundesliga
Nga një lojtar i dashur në një të padëshiruar – yjet e Chelseat 'prishin’ raportet me Enzo Fernandez

Nga një lojtar i dashur në një të padëshiruar – yjet e Chelseat 'prishin’ raportet me Enzo Fernandez

Premier League
Real Madridi nis kontaktet e para për transferimin befasues të top yllit të Liverpoolit

Real Madridi nis kontaktet e para për transferimin befasues të top yllit të Liverpoolit

La Liga
UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë

UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë

Përfaqësueset
Kalo në kategori