Shqipëria si një destinacion turistik vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja. Së fundmi revista argjentinase “Lagunas” e përshkruan vendin tonë si një parajsë që duhet zbuluar patjetër.
“Edhe pse mund të mos duket e besueshme, Deti i Karaibeve nuk është i vetmi destinacion ku mund të shijoni plazhet me ujëra kristal të pastër si ato të Republikës Domenikane, Kubës apo Meksikës. Përkundrazi, ekziston një vend me karakteristika të ngjashme në anën tjetër të Atlantikut. E njohur si “Karaibet e Evropës”, Shqipëria”, shkruhet në artikull.
Sipas revistës argjentinase, Shqipëria ofron plazhe të virgjëra, peizazhe malore, kështjella dhe qytete plot histori, një ndërthurje e bukurisë natyrore dhe pasurisë kulturore që vështirë se mund t’i rezistoni.
“Lagunas” sugjeron se periudha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është nga maji në shtator.
Teksa e përshkruan Shqipërinë si një vend që ofron çmime shumë të lira, revista sugjeron pikat kryesore turistikë që duhet vizituar, ndërsa nis me Tiranën.
“Në Tiranë bëni një shetitje ne Sheshin Skënderbej, zemra e qytetit, Muzeun Historik Kombëtar dhe lagjen shumëngjyrëshe të Bllokut, i famshëm për jetën e tij të natës”, shkruan revista.
Sa i përket turizmit kulturor, media argjentinase sugjeron Beratin, qytetin e një mbi një dritareve, i cili për arkitekturën e tij unike, qyteti i vjetër është pjesë e trashëgimisë botërore dhe mbrohet nga UNESCO.
Një tjetër destinacion që duhet vizituar thotë revista “Lagunas” është edhe Parkun Kombëtar të Butrintit.
Në artikull përmendet më tej Riviera shqiptare, ku spikat plazhi i Ksamilit, i njohur për ishujt e tij të vegjël të aksessueshëm me not ose varkë, ujërat e kristalta dhe rërën e bardhë, perfekte për një arratisje të paharrueshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë - Podujevë
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë