LAJMI I FUNDIT:

Ballkani, Partizani dhe Struga shkëlqyen në Ligën e Konferencës, një hap afër play-offit pas fitoreve në ndeshjet e para

Ballkani, Partizani dhe Struga shkëlqyen në Ligën e Konferencës, një hap afër play-offit pas fitoreve në ndeshjet e para

Kanë mbetur vetëm tri klube shqiptare që po vazhdojnë garat në Evropë, gjegjësisht në Ligën e Konferencës, ku janë afër fazës së grupeve. Bëhet fjalë për Ballkanin, Partizanin dhe Strugën që morën fitore sot.

Gjithçka nisi me ndeshjen e Strugës ndaj Swift Hesperange nga Luksemburgu, ku skuadra shqiptare mori fitore.


Sulmuesi Besart Ibraimit shënoi het-trik në fitoren e kampionit të Maqedonisë së Veriut  dhe do të udhëtojnë në Luksemburg më të qetë për ndeshjen e kthimit.

Në rast kualifikimi në play-off, Struga do të luajë me humbësin e ndeshjes Zrinjski – Breidablik, ku boshnjakët në ndeshjen e parë morën fitore me rezultat 6-2 dhe me shumë gjasë islandezët do të jenë kundërshtar i strugasve.

Struga merr fitore të madhe, Besart Ibraimi shënon het-trik
Lexo po ashtu Struga merr fitore të madhe, Besart Ibraimi shënon het-trik

Fitoren më të madhe ndoshta e mori kampioni i Shqipërisë, Partizani, i cili triumfoi si mysafir i skuadrës nga Letonia, Valmeira.

Pas pjesës së parë, tiranasit ishin duke humbur 1-0 pas golit të Gustavo Silva. Por në pjesën e dytë me golat e Tedi Cara dhe Arinaldo Rrapaj mori fitore të rëndësishme.

Partizani e pret të enjten e 17 gushtit në “Air Albania” skuadrën e Valmeiras për ndeshjen kthyese të këtij ballafaqimi dhe dy rezultatet i mjaftojnë për të kaluar tutje.

Partizani shënon fitore të madhe me rikthim ndaj Valmieras
Lexo po ashtu Partizani shënon fitore të madhe me rikthim ndaj Valmieras

Ndërkohë, Partizani kundërshtarë do të ketë humbësin e ndeshjes Astana – Ludogorets, me ndeshjen e parë që u mbyll 2-1 në të mirë të kazakëve.

Nata e madhe e klubeve shqiptare u mbyll me fitoren e arritur nga Ballkani.

Të besuarit e Ilir Dajës, fituan sonte në rrethin e tretë kualifikues ndaj kampionit të Gjibraltarit, Lincoln Red Imps me rezultat 2-0.

Meriton Korenica dhe Lorenc Trashi i shënuan golat në këtë përballje.

Kampioni ynë ndeshjen e kthimit do ta luajnë javën e ardhshme në “Victoria Stadium” në Gjibraltar.

Ballkani ndez motorët në pjesën e dytë, me dy super gola merr fitore ndaj Lincoln Red Imps
Lexo po ashtu Ballkani ndez motorët në pjesën e dytë, me dy super gola merr fitore ndaj Lincoln Red Imps

Ballkani nëse kalon në play-off do të takohet me humbësin e ndeshjes Sheriff Tiraspol – BATE Borisov, me këtë të fundit që kanë tashmë gjasa reale, pasi humbjes me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë. /Telegrafi/