LAJMI I FUNDIT:

Përballje e shqiptarëve në MLS, Shaqiri me një asistim maestral i siguron një pikë Chicagos

Përballje e shqiptarëve në MLS, Shaqiri me një asistim maestral i siguron një pikë Chicagos

Është zhvilluar përballja e parë e futbollistëve shqiptarë në sezonin e ri në MLS, ku Giacomo Vrioni ishte nikoqir i Xherdan Shaqirit.

Në një ndeshje spektakolare New England Revolution dhe Chicago Fire kanë ndarë pikët në një barazim 3-3.


Të dy futbollistët shqiptarë e nisën ndeshjen nga minuta e parë dhe qëndruan në fushë gjatë gjithë takimit.

Por ishte Xherdan Shaqiri që ka lënë gjurmë në këtë sfidë, pasi ka dhuruar një asistim spektakolar në golin e parë.

Ylli gjilanas lëshoi një top të mrekullueshëm nga gjysma e fushës për sulmuesin grek Georgios Koutsias i cili realizoi me lehtësi për 0-1.

Për Shaqirin ky ishte asistimi i tretë këtë edicion në 10 takime, derisa ende nuk ka gjetur golin.

Në anën tjetër Giacomo Vrioni në 11 ndeshje të zhvilluara këtë edicion në MLS ka realizuar tre gola.

New England Revolution pas këtij barazimi mbetet në vendin e tretë të Konferencës së Lindjes me 25 pikë, derisa Chicago Fire ndodhet në pozitën e 12-të me nëntë pikë më pak. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori