Haradinaj nga fabrika e vajit ‘Floil’: Prodhuesit vendor po avancojnë me ngritjen e kualitetit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se prodhuesit vendor po avancojnë me ngritjen e kualitetit.
Haradinaj gjatë vizitës së tij në fabrikën e vetme të përpunimit të vajit në vend “Floil” është shprehur se “Fluidi Group” është shndërruar në një ndër brendet kryesore të prodhuesve në Kosovë.
“Gjatë vizitës në Gjilan, kisha kënaqësinë të vizitoj fabrikën e vetme të përpunimit të vajit në Kosovë, ‘Floil’ që falë cilësisë dhe teknologjisë së fundit, ka arritur të jetë lidere në rajon. Nga pronari Berat Mustafa u njoftova se tanimë kjo kompani ka 140 punëtorë me tendencë rritjeje, ndërkaq përpos tregut vendor produktet e saj eksportohen edhe në Evropë dhe në Amerikë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“‘Fluidi Group” e themeluar tri dekada më parë si biznes familjar, me produktet e saj cilësore është shndërruar në një ndër brendet kryesore të prodhuesve vendorë”, ka shtuar ai.
I pari i AAK-së ka thënë se në thelb e kupton ndikimin që kanë prodhuesit vendorë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe se mbetet i vendosur të jetë krah tyre.
“Nga takimet me biznese të ndryshme të vendit tonë, jam i inkurajuar me avancimin e dukshëm të kualitetit të prodhimit, duke tejkaluar tregjet vendore me eksportet e tyre në Evropë e kudo në botë. Ne kemi dëshmuar se përveç që duam, edhe dimë ta mbështesim prodhuesin vendor sepse në thelb e kuptojmë ndikimin që kanë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në krijimin e vendeve të punës. Mbetemi shumë të vendosur të jemi krah tyre”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze