LAJMI I FUNDIT:

Te grupmoshat e Shqipërisë testohen 33 futbollistë

Te grupmoshat e Shqipërisë testohen 33 futbollistë

Kombëtarja U-19 ka organizuar një seleksionim me 33 lojtarë të vitlindjes 2005-2006 me stafin teknik që kishte ftuar një pjesë të mirë të lojtarëve që mund të jenë pjesë e skuadrës në turnetë e ardhshëm.

Trajneri i Kombëtares U-19, Armando Cungu dhe ai i Kombëtares U-18, Ardi Behari e organizuan seleksionimin këtë të martë në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz për të testuar lojtarët me të spikatur të kësaj grup-moshe.


Një pjesë e tyre janë tashmë pjesë e Kombëtares U-19, ndërsa u ftuan lojtarë që vijnë nga Kombëtaret U-17 e U-18 si edhe disa lojtarë që vinin nga jashtë posaçërisht për t’u provuar në radhët e kuqezinjve.

Pas seancës stërvitore dy trajnerët kanë ndarë në grupin në dy pjesë duke zhvilluar një ndeshje kontrolli midis Kombëtares U-19 dhe Kombëtares U-18. Të gjithë lojtarët janë aktivizuar, ndërsa stafi teknik ka marrë përgjigje pozitive nga i gjithë grupi, me të ftuarit që kanë treguar vlera dhe përkushtim të madh për të qenë pjesë e ekipeve kombëtare.

Ky grup lojtarësh do të testohen dhe do të mbahen në monitorim në vazhdimësi qoftë nëpërmjet seleksionimeve qoftë edhe në ndeshjet miqësore që do të organizohen në muajt në vazhdim. Synimi i stafit teknik është që të vëzhgojë nga afër zhvillimin dhe ecurinë e lojtarëve me klubet në mënyrë që të përftohen sa më shumë elementë cilësorë për ekipet kombëtare të moshave.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Kalo në kategori