LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe tallet me doktrinën e re të Putinit

Britania e Madhe tallet me doktrinën e re të Putinit

Rusia gjatë ditës së djeshme publikoi doktrinën e saj të politikës së jashtme.

Doktrina përshkruan përgjigjet ndaj të ashtuquajturave “kërcënime ekzistenciale” dhe mbështetjen për liderët rajonalë joperëndimorë.


Së bashku me njoftimin, ministria e saj e jashtme shkroi në Twitter se “politika e jashtme e Rusisë është paqësore, e hapur, e parashikueshme, konsistente dhe pragmatike dhe e bazuar në respektimin e parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare të njohura botërisht”.

Britanikët iu përgjigjen në mënyrë ironike këtij njoftimi të shtetit rus.

“Nesër është 1 prilli”, njoftoi Ministria e Britanisë së Madhe. /Telegrafi/