LAJMI I FUNDIT:

Ende nuk ka aktakuzë për Aurona Pelaj, e dyshuar për sulm ndaj të moshuarës në Pejë – avokati Selimaj thotë se ajo mund të jetë në Gjermani

Ende nuk ka aktakuzë për Aurona Pelaj, e dyshuar për sulm ndaj të moshuarës në Pejë – avokati Selimaj thotë se ajo mund të jetë në Gjermani

Në nëntor të vitit të kaluar qytetarët e vendit u tronditën nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë, ku një infermiere sulmoi fizikisht një grua të moshuar në prani të disa infermierëve të tjerë.

Mirëpo edhe pse kanë kaluar disa muaj, ende nuk ka ndonjë aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, ndërsa të dyshuarat ishin liruar në paraburgimi.


Avokati i familjes së të moshuarës e cila ishte sulmuar fizikisht nga infermieret në Pejë, Meshar Selimaj tha se rasti është në fazën e hetimeve nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Avokati Selimaj po ashtu theksoi se ndaj të pandehurës Aurona Pelaj nuk ka ndonjë masë sigurie të lëshuar nga gjykata, andaj siç theksoi ai sipas informacioneve të pakonfirmuara e pandehura gjendet në Gjermani.

“Rasti është në fazën e hetimeve nga prokuroria. Janë duke u zhvilluar hetimet dhe deri më tash nuk kam informacion që është ngritur ndonjë aktakuzë. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, e pandehura ka shkuar në Gjermani, sepse masë sigurie nuk ka, pasi paraburgimi ndaj saj është ndërprerë dhe është e lirë deri në thirrjen e ardhshme që do ia bëjnë institucionet e ndjekjes”, ka thënë Selimaj.

Avokati i familjes së të moshuarës në Pejë: Ajo u përvëlua në këmbë brenda shtëpisë “Orenda”
Lexo po ashtu Avokati i familjes së të moshuarës në Pejë: Ajo u përvëlua në këmbë brenda shtëpisë “Orenda”

Ai gjithashtu u shpreh se në momentin që prokuroria ose gjykata i dërgojnë një ftesë që të paraqitet, ajo duhet të vijë dhe t’i përgjigjet thirrjes, në rast të kundërt sipas avokatit ndaj saj mund të ndërmerren masa tjera.

“Ajo duhet të përgjigjet, e nëse nuk përgjigjet atëherë merren masa tjera ndaj saj”, ka thënë Selimaj.

Edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi në një prononcim për Telegrafin konfirmoi se ende nuk është ngritur ndonjë aktakuzë për rastin në fjalë.

Nikçi tha se të pandehurat janë proceduar në prokurori dhe janë marrë në pyetje nga prokurori i shtetit.

“Jo, mirëpo të pandehurat janë proceduar në prokurori, janë marrë në pyetje nga Prokurori i Shtetit. Jemi në fazën përfundimtare të veprimeve hetimore në këtë çështje penale”, ka thënë Nikçi.

Ndryshe, sulmi fizik ndaj të moshuarës në Pejë ka ndodhur më 2 nëntor. Tri infermiereve të dyshuara për dhunimin e të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë fillimisht u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Të pandehurat A.P, A.R dhe R.K, dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi”.

Gjykata Supreme, më 25 nëntor i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulm fizik ndaj të moshuarës në Pejë.

Lidhur me këtë rast, ka pasur reagime të shumta, si dhe protesta, derisa shtëpisë së të moshuarve “Orenda”, ku ka ndodhur sulmi i është hequr licenca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori