LAJMI I FUNDIT:

Rooney sërish thumbon Ronaldon, tani përfshinë edhe Messin

Rooney sërish thumbon Ronaldon, tani përfshinë edhe Messin

Wayne Rooneyt iu kërkua të ndante lojtarët se me kë do startonte, kë do ta linte në bankinë dhe kë do ta përjashtonte nga një formacion i përmbër me Lionel Messin, Cristiano Ronaldon dhe Harry Kane gjatë një paraqitjeje të fundit në televizion – dhe përgjigja e tij është bërë virale çuditërisht.

Ka qenë një javë plot ngjarje si për legjendën angleze ashtu edhe për atë portugeze, me këtë të fundit që e quajt ish-bashkëlojtarin si “mi” gjatë pjesës së dytë të intervistës së tij me Piers Morgan.


Dhe të dielën pasdite, përpara ndeshjes hapëse të Kupës së Botës të Katarit kundër Ekuadorit në Al Khor, tema e Cristiano Ronaldos u ngrit përsëri gjatë paraqitjes së Rooneyt në rrjetin televiziv indian JioCinema.

Image credit: Alamy

Rooney, i cili u bashkua në panelin e ekspertëve nga ish-dyshja e Arsenalit, Sol Campbell dhe Robert Pires, u pyet se kush do të fillonte, të ulej në stol dhe të largohej nga një formacion i mbushur me yje.

Ish-sulmuesi i United tha: “Do të më duhej të startoja Messin, të vendosja në stol Kane dhe të lë jashtë Ronaldon”.

Disa sekonda më vonë dhe prezantuesi u përgjigj: “Dikush nuk do marr një kartolinë për Krishtlindje këtë vit”, përpara se Rooney të shtonte: “Ai nuk po luan për klubin e tij, kështu që…”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori