Anthony Joshua shpjegon se si jeta e komplikuar ka ndikuar në planet e kthimit në ring
Anthony Joshua ka pohuar se boksi është bërë i ndërlikuar për shkak të faktorëve jashtë ringut, por shpreson të kthehet vitin e ardhshëm.
‘AJ’ ishte në kërkim të hakmarrjes kundër Oleksandr Usyk në gusht pas muajsh pritjeje për shansin e tij që të rikthente titujt, por nuk ia doli, duke pësuar një disfatë me vendim unanim në Arabinë Saudite. Pas ziles së fundit, Joshua tregoi shenja zhgënjimi, duke dalë nga ringu dhe duke u futur në një prononcim të acaruar.
Pritej që Joshua të mund të kthehej në dhjetor, me një luftë kundër Tyson Furyt, por meçi u anulua përsëri pasi Joshua nuk arriti të respektonte afatin e kontratës. U kuptua se kontrata ishte afër nënshkrimit, por u vonua për shkak të më shumë çështjeve të vogla, përfshirë edhe transmetuesin e ngjarjes.
Joshua ka treguar edhe një herë zhgënjimin e tij me këtë sport, duke pranuar se është e lënduar që ai nuk qëndron më si kampion bote në peshat e rënda pasi humbi titujt e tij të unifikuar. Ai tha për DAZN: “Jeta ime është e komplikuar. Boksi është bërë pak i komplikuar për mua. Por, të gjithë po përpiqen të shfrytëzojnë sa më shumë këtë kohë ndërsa unë jam në boks dhe ata po bëjnë një punë të mirë”.
“Kjo ndikon në aktivitetin tim. Kështu që unë jam gjithmonë duke u përpjekur t’i largoj ato gjëra që më kanë munduar. Është një sfidë. Unë thjesht po përpiqem ta bëj atë në rrugën e duhur këtë vit, kështu që vitin e ardhshëm mund të fokusohem. Unë nuk jam kampion dhe thjesht më dhemb shumë. Kështu që jam në palestër duke rindërtuar dhe ristrukturuar gjithçka që duhet të bëj brenda dhe jashtë ringut”.
“Ka shumë gjëra që ndodhin jashtë ringut në jetën time, gjë që e bën jetën time të ringut të komplikuar. Kështu që më duhet thjesht të thjeshtoj shumë gjëra jashtë ringut dhe më pas mund ta vendos vëmendjen time të plotë në ring. Dhe një herë unë e kam bërë këtë, vitin e ardhshëm do të jem gati”, ka shtuar më tej ai.
Joshua ka qenë i lidhur me një mori luftimesh të peshave të rënda që nga humbja ndaj Usyk, duke përfshirë një revansh kundër Dillian Whyte dhe një mega-luftë me Deontay Wilder. Shpresohej që Joshua mund të kishte dalë përsëri në ring para fundit të vitit 2022, por duket se dalja e tij e ardhshme do të duhet të presë deri vitin e ardhshëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit