Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko i cili të martën në Këshillin e Evropës, bëri thirrje për njohje të Kosovës, ka thënë se shpreson që Kosova vitin e ardhshëm të pranohet si anëtare në këtë Këshill.
Goncharenko ka thënë për Telegrafin, se ai do të vazhdoj të mbështes rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës.
“Po, mendoj që anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës është afër, dhe shpresoj vitin tjetër do të jetë e mundur që Kosova të pranohet dhe të bëhet pjesë e këtij Këshilli dhe unë do ta mbështes këtë”, u shpreh Goncharenko.
Goncharenko, që pati sponsorizuar një rezolutë në Parlamentin e Ukrainës për njohje të Kosovës, ka kërkuar që 12 shtetet brenda Këshillit të Evropës që ende s’e njohin Kosovën ta bëjnë këtë dhe ta mbështesin në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
I pyetur se çfarë ka ndodhur ne draft-rezolutën e propozuar nga ai për njohje të Kosovës nga Ukraina, deputeti ukrainas tha se deri më tani nuk ka ndonjë vendimmarrje për këtë gjë.
“Asgjë nuk ka ndodhur deri më tani, është ende nuk u shqyrtuar nga Komiteti i Punëve të Jashtme dhe për momentin ende nuk ka asnjë vendim, as nuk është refuzuar as nuk është përkrahur”, u shpreh ai.
Oleksiy Goncharenko, deputeti ukrainas që përfaqëson shtetin e tij edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, është shprehur falënderues ndaj Qeverisë së Kosovës dhe popullit kosovar për ndihmën e dhënë ndaj Ukrainës.
“U jam shumë falënderues popullit të Kosovës dhe gjithashtu Qeverisë tuaj për vendimet e marra duke i vënë sanksione Rusisë, dhe duke përkrahur Ukrainën politikisht. Jam në dijeni gjithashtu edhe për programin për strehimin e gazetarëve nga Ukraina në Kosovë. U jemi shumë falënderues për këtë ndihmë për Ukrainën”, tha tutje Goncharenko për Telegrafin.
Deputeti ukrainas bëri të ditur se më 27 tetor do të jetë në Kosovë, ku do të flas në Kuvendin e Kosovës.
I pyetur për lidhjen e tij me Kosovën dhe përse pikërisht po ofron kaq shumë mbështetje, Goncharenko tha se nuk është se ka ndonjë lidhje speciale me vendin tonë.
“Nuk kam ndonjë lidhje të veqantë, kam qenë një herë kohë më parë nëse nuk gaboj në 2008, isha në Prishtinë dhe Prizren (Prizreni është njëri ndër qytetet më të bukur që kam parë ndonjëherë), dhe më ka pëlqyer vendi, njerëzit dhe guximi i tyre që kanë kaluar kohë të vështira duke luftuar për pavarësinë, dhe unë e respektoj këtë e sidomos tani kur Ukraina është duke kaluar të njëjtën gjë mendoj se ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë. Është e drejtë ti mbështesim qytetarët në Kosovë”, tha deputeti ukrainas.
Duke folur për situatën aktuale në Ukrainë, Goncharenko shtoi se situata në shtetin e tij vazhdon të jetë e vështirë, dhe se askush nuk e di kur do të përfundoj.
Ai ka kërkuar që Ukrainës t’i mundësohet furnizimi me armatim më të sofistikuar.
“Situata është e vështirë, lufta po vazhdon por ne jemi duke e fituar këtë. Askush nuk mund ta thotë këtë, varet nga shumë faktorë…ajo që unë mendoj tani na duhet një moment një dritare mundësie, nëse Ukraina do të merrte armën si raketa me rreze të gjatë veprimi (long range missiles), sepse për momentin nuk kemi pranuar diçka të tillë, dhe nëse do të merrnim mund të përfundonim gjithçka brenda javësh. Një, dy, tre humbje të tjera ushtarake do ta mbanin regjimin në kolaps, populli rus, shoqëria ruse mund të vazhdojnë dhe të pranojnë mizorinë e bërë nga regjimi i tyre në Ukrainë, mund të pranojnë humbjet tona por ata nuk mund të pranojnë faktin që lideri i tyre dhe regjimi i tyre është i dobët, dhe kjo është arsyeja pse mendoj se tani është momenti shkëlqyer për ne. Nëse kjo nuk do të ndodhë, ata do të vazhdojnë këtë gjakderdhje për muaj të tërë”, tha ai.
Në fjalimin e së martës në Këshill të Evropës, Goncharenko, u shpreh se Kosova duhet të njihet nga 12 vendet e Këshillit të Evropës që ende s’e kanë njohur.
“Po ju drejtohem, ju lutem ta njihni këtë vend (Kosovën) si shtet të pavarur siç luftuan ata për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre dhe duhet të ulen këtu së bashku me ne, të jenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe vetëm kështu ne mund të bëhemi më të fortë”, tha ai, derisa në gjuhën shqipe tha “Kosova është Evropë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Berisha: Kushtetuesja bëri grusht shteti, kërcënohet me video intime
Takimi Vuçiq-Mickoski: Në fokus projekti për hekurudhën Budapest-Beograd-Shkup-Pireu
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje