LAJMI I FUNDIT:

Pas shpërthimeve nënujore, shfaqet një njollë e madhe pranë gazsjellësit Nord Stream në Danimarkë – publikohen pamjet e rrjedhjes së gazit

Pas shpërthimeve nënujore, shfaqet një njollë e madhe pranë gazsjellësit Nord Stream në Danimarkë – publikohen pamjet e rrjedhjes së gazit

Kremlini ka bërë të ditur se nuk përjashton mundësinë që dëmi i shkaktuar në gazsjellësin Nord Stream në Detin Baltik mund të jetë sabotuar, derisa Komisioni Evropian më herët kishte njoftuar për rrjedhje të gazit në gazsjellës që transporton gazin nga Rusia drejt Evropës.

Nord Stream AG që menaxhon me gazsjellësin, më herët ka njoftuar se tri linja detare të Nord Stream kanë pësuar dëme brenda një dite, transmeton Telegrafi.


“Nuk përjashtohet asnjë mundësi”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili njihet si mbështetës i fuqishëm dhe njeri i besueshëm i Putinit dhe që nuk heziton të propagandoj.

Autoriteti Danez i Energjisë (DEA), thotë se ka shumë gaz që rrjedh dhe se vrima në Nord Stream 2 është e madhe.

Autoriteti danez i Energjisë (DEA), ka njoftuar se rrjedhje të madhe të gazit nga një vrimë të hapur në Nord Stream.

Kreu i kësaj agjencie daneze thotë se rrjedhja e gazit do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, e sipas ekspertëve një gjë e tillë mund të vazhdojë me javë.

Thotë se sasi e madhe e gazit ka dalë mbi sipërfaqe dhe gjykuar nga “vrima”, duket se gypi është dëmtuar rëndë. E rojat bregdetare të Danimarkës kanë paralajmëruar anijet që të mos lundrojnë në këtë pjesë.

Ushtria daneze ka publikuar pamjet nga helikopteri, ku shihet sipërfaqja e ujit e mbushur me gazin që ka rrjedhur nga gypi.

Kjo njollë është dhjetëra metra e gjerë – e disa thonë se shkon deri në 200 metra.

Televizioni suedez SVT raporton se sizmologët kanë regjistruar shpërthime nënujore në afërsi të gazsjellësit Nord Stream në 36 orët e fundit. Shpërthime janë regjistruar edhe në afërsi të vendit ku ka ardhur deri te rrjedhja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria amerikane publikon videon misterioze

Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Botë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Kalo në kategori