FDA-ja ka miratuar terapinë e kancerit të prostatës të kompanisë “Novartis”
Një terapi e re synon trajtimin e kancerit të avancuar metastatik dhe rezistent ndaj kastrimit PSMA
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) ka miratuar terapinë e kompanisë farmaceutike “Novartis” AG për trajtimin e pacientëve me një lloj kanceri të avancuar të prostatës që është përhapur në pjesë të tjera të trupit, thotë prodhuesi i ilaçeve.
Pluvicto i “Novartisit” është një terapi radioligande e synuar për pacientët e rritur që tashmë u janë nënshtruar trajtimeve të tjera të përdorura në kancer, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Pluvicto është një trajtim preciz që kombinon një përbërës të synuar, ose ligand, me një grimcë radioaktive që vret kancerin, kanë thënë nga kompania AAA (Advanced Accelerator Applications), pjesë e grupit “Novartis”.
Pas administrimit intravenoz, radioligandi lidhet me shënuesin ose receptorin e pranishëm në qelizën tumorale, duke ushtruar efektin terapeutik falë radioizotopit, i cili dëmton qelizat tumorale të synuara duke shkatërruar aftësinë e tyre për të replikuar ose duke shkaktuar vdekjen e tyre
Kompania ka thënë gjithashtu se ka dorëzuar një autorizim marketingu për Pluvicto tek Agjencia Evropiane e Barnave dhe autoritetet e tjera shëndetësore.
Novartis tha se janë në vazhdim dy studime të fazës së vonë që vlerësojnë Pluvicto në fazat e hershme të trajtimit për kancerin metastatik të prostatës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje