Pjesë e Manchester United që në vitin 2011, David de Gea me shumë mundësi do ta vazhdojë karrierën te Djajve e Kuq.
Drejtuesit e klubit kanë dalë jashtë politikave të tyre për të mbajtur në skuadër spanjollin, pasi më parë kanë ndjekur rregullin që lojtarëve mbi 30 vjeç t’u ofronin rinovimin për gjashtë muaj me ulje page, por kjo nuk do të zbatohet për De Gean, të cilit i kanë ofruar rinovimin deri në vitin 2024 dhe paga e tij nuk do të pësojë ulje (do të vazhdojë të përfitojë mbi 400,000 euro në javë).
Rinovimi spanjollit shtyn drejt largimit Dean Henderson, pavarësisht se kontrata e tij përfundon në vitin 2025.
25-vjeçari nuk dëshiron të qëndrojë më si zëvendësues dhe ofertat ndaj tij nuk mungojnë, kështu që portieri me shumë mundësi do të largohet në verë.
De Gea në vitet e kaluar ishte afër kalimit te Real Madridit, por në orët e fundit kishte dështuar transferimi i tij te Los Blancos.
Më pas, skuadra spanjolle u tërhoq nga gara për të dhe shkoi për te Thibaut Courtois që në atë kohë luante te Chelsea, duke ia arritur qëllimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251