LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet lokale, KQZ pritet t’i shpall rezultatet përfundimtare brenda pak ditësh

Zgjedhjet lokale, KQZ pritet t’i shpall rezultatet përfundimtare brenda pak ditësh

Kanë kaluar një javë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë, ndërkaq rezultatet përfundimtare nuk janë shpallur ende nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se shpallja e rezultateve përfundimtare pritet të bëhet shume shpejt.

Ai ka lënë të nënkuptohet që kjo do të ndodh brenda dy-tri ditëve të ardhshme.


Në QNR nis numërimi i votave të diasporës, sot do të hetohen edhe 10% e vendvotimeve të çdo komune
Lexo po ashtu Në QNR nis numërimi i votave të diasporës, sot do të hetohen edhe 10% e vendvotimeve të çdo komune

“KQZ-ja do të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave pasi të numërohen edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, që sipas planifikimit tonë do të numërohen të hënën, si dhe pasi të marrim konfirmimet nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme. Në vitin 2017, KQZ-së i janë dashur 9 ditë për të shpallur rezultateve përfundimtare të raundit të parë Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 3 ditë të tjera për t’i certifikuar ato”, u shpreh ai.

Kujtojmë se nga rezultatet preliminare të KQZ-së, shumë komuna do të jenë balotazh. Për fushatën zgjedhore të raundit të dytë, KQZ ka vendosur që të jetë pesë,

“KQZ-ja ka vendosur për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Janë 5 ditë në dispozicion të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për të zhvilluar aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore, duke filluar nga 8 nëntori deri më 12 nëntor”, ka thënë Elezi.

Ndryshe sot në QNR ka filluar procesi i numërimit të votave të diasporës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori