LAJMI I FUNDIT:

Gwen Stefani vë në fokus unazën 500 mijë dollarëshe nga fejesa me Blake Shelton

Gwen Stefani vë në fokus unazën 500 mijë dollarëshe nga fejesa me Blake Shelton
Gwen Stefani dhe Blake Shelton (Foto: DailyMail)

Gwen Stefani së fundmi ka bërë të ditur fejesën me Blake Shelton, pesë vite që kaluan së bashku.

Këngëtarja e njohur pranoi propozimin e ëmbël nga muzikanti, ndërsa shkrepën edhe imazhe nga momenti i lumtur, shkruan Daily Mail.


Ndërkohë, Gwen është parë duke shëtitur në rrugët e Beverly Hills, teksa fansat vërejtën një detaj teka ajo.

Bëhet fjalë për unazën e fejesës, vlera e të cilës arrin 500 mijë dollarë, të cilën ia dhuroi Shelton.

Ajo shfaqej me një veshje komode, teksa lëvizjet e saj me duar i theksuan unazën unike e me shkëlqim.

Fytyra e saj ishte mjaft e mbuluar përmes një palë syzeve, përfshirë edhe maskën mbrojtëse kundër COVID-19.

Ajo dhe Shelton bën të ditur lidhjen e tyre në nëntor të vitit 2015, ndërsa ishin pjesë e jurisë së “The Voice”. /Telegrafi/