Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, i është drejtuar me një letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrave në detyrë, Besnik Bislimi dhe Arben Vitia ku kanë shprehur indinjatën e thellë të tyre në lidhje me ndarjen e kompensimit shtesë për punëtorët shëndetësor.
Në këtë letër, FSSHK-ja shprehet se zyrtarët shtetëror janë duke bërë presion tek institucionet shëndetësore, që të pastrohen listat të cilat janë dërguar për punonjësit të cilët duhet të përfitojnë nga Pakoja Fiskale Emergjente.
Duke marrë parasysh këtë, FSSHK-ja ka bërë të ditur se do t’i drejtohen Avokatit të Popullit dhe Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, pasi sipas tyre, po u shkelen të drejtat e puëntorëve.
“Siç duket kemi hasur në vesh të shurdhër dhe si pasojë e kësaj zyrtarët tuaj bëjnë presion tek menaxhmentet e insitucioneve shëndetësore PËR PASTRIM TË LISTAVE që nënkupton përjashtimin e shumë punëtorëve nga kjo Pako. I nderuari Kryeminstër në detyrë, me këtë ju po bëni shkelje të të drejtave të punëtorëve shëndetësor të cilat burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet pozitive të Republikës së Kosovës. Bazuar në këtë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do t’i adresohet Avokatit të Popullit dhe Këshillit për Mbrotjen e të Drejtave Lirive të Njeriut në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në këtë letër.
Letra e plotë:
I nderuari Z. Kryeministër në detyrë Z. Kurti
Të nderuar Ministra në detyrë të Financave dhe Transfereve Z. Bislimi dhe Shëndetësisë Dr. Vitia, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në emër të gjithë punëtorëve shëndetësor shpreh indinjatën e thellë në lidhje me ndarjen e kompenzimit shtesë për punëtorët shëndetësor bazuar në Pakon Fiskale Emergjente respektivisht Masa-6.
Po jua rikujtojë se para marrjes së vendimit tuaj në mbledhjen e Qeverisë ne me datë 29 Mars u jemi adresuar duke kërkuar që në këtë Pako të futen të gjithë punëtorë shëndetësor dhe stafi mbështetës duke filluar nga punëtorët e sigurimit, punëtorët e pastrimit, bartësit, vozitësit, punëotrët e shërbimeve teknike dhe të administratës, IT,profilet jo-mjekësore të punësuar në institucione shëndetësore, infermierët, mjekët, specialistët e të gjitha fushave mjekësore, farmacistët, psikologët, stomatologët e gjithë të tjerë.
Por siq duket kemi hasur në vesh të shurdhër dhe si pasojë e kësaj zyrtarët tuaj bëjnë presion tek menaxhmentet e insitucioneve shëndetësore PËR PASTRIM TË LISTAVE që nënkupton përjashtimin e shumë punëtorëve nga kjo Pako.
I nderuari Kryeminstër në detyrë, me këtë ju po bëni shkelje të të drejtave të punëtorëve shëndetësor të cilat burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet pozitive të Republikës së Kosovës. Bazuar në këtë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do ti adresohet Avokatit të Popullit dhe Këshillit për Mbrotjen e të Drejtave Lirive të Njeriut në Kosovë.
Në fund po jua themi OSE STIMULOJINI TË GJITHË PUNËTORËT SHËNDETËSOR OSE ASNJËRIN PREJ TYRE
Punëtorët shëndetësor dhe stafi mbështetës nuk janë për lëmoshë por kërkojnë respektin e merituar nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Me respekt,
Dr. Blerim Syla
Kryetar i FSSHK-së
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova