LAJMI I FUNDIT:

Milaim Zeka thotë se në jetë ka pasur tri gëzime, njëri ishte “rrëzimi i klanit të vjetër nga skena politike”

Milaim Zeka thotë se në jetë ka pasur tri gëzime, njëri ishte “rrëzimi i klanit të vjetër nga skena politike”

Ish-deputeti dhe kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK) Milaim Zeka ka thënë se ka qenë optimist që partia e tij do ta kalojë pragun zgjedhor.

Zeka, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se nga momenti kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar që kjo parti të ketë komisionerë dhe vëzhgues ai ka kaluar në pesimizëm dhe madje as fushatë zgjedhore nuk ka bërë.


Ai ka thënë se edhe akuzat ndaj tij për “mashtrim me viza” kanë ndikuar në masë në rënien e numrit të votuesve të PEK-ut, përcjell Telegrafi.

Zeka ka thënë se megjithatë faktori numër një për mos kalimin e pragut nga PEK-u është pavlefshmëria që komisionerët kanë bërë ndaj votave të PEK-ut.

“Kemi fakte dhe dokumentacion që na janë bërë votat e pavlefshme. Qoftë në Drenicë apo diku tjetër”.

Ai thotë se është i pari që ka denoncuar “vjedhjen e votave” në Runik të Skenderajt.

Zeka më tej thotë se në jetën e tij ka pasur tri gëzime.

“Bombardimet e NATO-s, shpallja e Pavarësisë dhe dita kur është rrëzuar dhe larguar nga  i nga skena politike klani i vjetër”, deklaroi  Zeka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori