Analistët dhe organizatat që monitorojnë institucionet publike thonë se ka dyshime që pasuria e deklaruar e zyrtarëve shtetërorë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK), nuk deklarohet e plotë.
Kjo pasi që AKK sipas tyre bënë shumë pak në verifikimin e deklarimeve të pasurisë, sepse në mungesë të mandatit për të hetuar është e pa aftë për të zbuluar deklarimet e rrejshme të zyrtarëve shtetërorë.
Kështu kanë vlerësuar pjesëtarë të shoqërisë civile në vend.
Këshilltari ligjor në KDI, Florent Spahija në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nëse bëhet një krahasim i pagave të zyrtarëve shtetërorë me blerjet si dhe kursimet e tyre, del që deklarimet pasurore nuk janë reale.
Spahija tha se AKK-ja duhet të kontrollojë më shumë zyrtarët për deklarimin e pasurisë.
“Bazuar në deklarimet e zyrtarëve shtetëror shihen shuma të mëdha parash të deklaruara si kursime e pastaj blerjet që i kanë bërë, dhe nëse e krahason me pagën e tyre, e fitimet që i deklarojnë del se nuk janë reale. Në anën tjetër vazhdimisht në publik dalin informata për pronësi të zyrtarëve të lartë në kompani apo prona të ndryshme. Agjencia Kundër Korrupsionit duhet të kontrolloi sa më shumë zyrtarë për deklarimin e pasurisë së tyre, nëse deklarimi është real apo jo, dhe gjetjet nga kontrolli i pasurisë të bëhen publike e shkelësit e ligjit të paraqiten në Prokurori”, ka thënë ai.
Edhe analisti nga organizata ‘Demokraci Plus’, Isuf Zejna theksoi se ka shumë dyshime që pasuria nuk deklarohet e plotë, për shumë zyrtarë.
“Nëse pasuritë e deklaruara janë apo jo të vërteta ne si organizata jo qeveritare nuk mund të dimë me siguri. Sidoqoftë, ka shume dyshime që pasuria nuk deklarohet e plotë, për shumë zyrtarë. Kjo pasi që Agjencia Kundër Korrupsion bënë shumë pak në verifikimin e deklarimeve të pasurisë”, u shpreh për Telegrafin Zejna.
Zejna po ashtu tha se AKK, për shkak të mungesës së mandatit për të hetuar është e pa aftë për të zbuluar deklarimet e rrejshme të zyrtarëve shtetërorë.
“Përkundër që Agjencia deklaron se e bënë këtë verifikim, ne mendojmë që ky proces është vetëm sipërfaqësor dhe agjencia për shkak të mungesës së mandatit për të hetuar është e pa aftë për të zbuluar deklarimet e rrejshme. Dyshimet tona janë se deklarimet e pasurisë në shumë raste nuk janë të sakta sa i përket parave kesh, pasurive të pa luajtshme e sidomos në rastet kur pasuritë ndodhen jashtë territorit të Kosovës”, shtoi ndër të tjera analisti, Zejna.
Ndryshe, Agjencia Kundër Korrupsionit në faqen e saj zyrtare këtë javë ka publikuar deklarimet e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të zyrtarëve shtetërorë të vendit për vitin 2018. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite