“Idioti” është një ndër romanet më të ndërlikuara të Dostojevskit (Fyodor Dostoyevsky), tragjizmi i të cilit kalon përtej çdo parashikimi apo imagjinate të mendjes njerëzore. Vepra e ndarë në katër pjesë është mishërimi i parimeve krijuese të Dostojevskit, zotësia e të cilit arrin majat me rrëfimin e historisë së dhimbshme të princit fatkeq Mishkin, Rogozhonit xheloz dhe Nastasia Filipovnës vetëshkatërruese.
Tragjizmi i romanit qëndron në faktin se Mishkini, heroi i shkrimtarit, pavarësisht përpjekjeve për të mposhtur forcat armiqësore viktimë e të cilave bëhet ai vetë, nuk ia del të lumturojë personazhet e tjera, apo të përmirësojë sado pak jetët e tyre.
Protagonisti, Lev Nikollajeviç Mishkin, është pasardhës i një familje të vjetër fisnikësh. Ai është bjond, i ri, epileptik dhe u rikthye në Rusi pasi kishte 4 vjet që kurohej në Zvicër. Ai vishet, sillet dhe vepron si i huaj, por më e papranueshme për shoqërinë ruse ishte mosrespektimi i normave të aristokracisë.
Mishkini nuk i ndjek rregullat e shoqërisë dhe nuk ka frikë nga veprime, të cilat mund ta bëjnë të duket qesharak. Të shkuarit në shtëpitë e të tjerëve i paftuar nuk përbën turpërim për atë, dhe nëse e përqeshin ai do të qeshte bashkë me ta. Për më tepër ai është i hapur dhe i sinqertë në bisedë me të tjerët.
Duke u nisur nga naiviteti i tepruar që e karakterizon princin Mishkin, të gjithë personazhet në roman e quajnë idiot. Te “Idioti”, Dostojevski kërkon të portretizojë njeriun ideal, i cili përfaqëson të gjitha cilësitë e mira në qenien njerëzore dhe është pikërisht mirësia e tij e tepërt, që i përcakton diagnozën.
Gjatë gjithë veprës vihen përballë personazhe që i përkasin skajeve të kundërt të shoqërisë si: i pasuri me të varfërin, i bukuri me të shëmtuarin, i virtytshmi me të përulurin ndaj interesat etj.
Në disa fragmente është lehtësisht e dallueshme ndërgjegjja dhe mendjekthjelltësia e protagonistit, gjë që bie ndesh me përcaktimin e tij si të sëmurë. Atëherë kush është idioti i vërtetë i Dostojevskit? Të gjithë ne nga pak, dhe asnjëri plotësisht.
Më poshtë janë disa fragmente nga vepra:
“Mua të gjithë, nuk e di pse më marrin edhe për idiot, unë vërtetë dikur kam qenë aq i sëmurë, sa atëherë ngjisja me idiotin; po çfarë idioti jam tani, kur dhe vetë e kuptoj që mua më marrin për idiot?”
“Natyra është tallëse! Për ç’arsye ajo lind krijesa më të mira, me qëllim që pastaj të tallet me to?”
“Absurditet i gërryer nga sqima! A nuk e sheh ti vallë se të gjithë janë të çmendur nga krenaria dhe sqima?”
“Ligji i vetëshkatërrimit dhe ligji i vetëruajtjes janë njësoj të fuqishëm në rracën njerëzore! Djalli njësoj sundon njerëzimin deri në kufirin, që ende nuk e dimë”.
“Papa pushtoi tokën, hipi në fron dhe mori shpatën; që nga ajo kohë çdo gjë kështu dhe ecën, veçse shpatës i shtuan gënjeshtrën, dinakërinë, mashtrimin, fantazimin, besëtytnitë, kriminalitetin, luanin me ndjenjat më të shenjta,më të vërteta, më të thjeshta, më të flakta të popullit, çdo gjë, të gjitha, i ndërruan për para, për pushtetin e ulët tokësor. Dhe kjo a nuk është teori anti-Krisht?” /Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra e Enver Hadrit e vitit 1976, drejtuar dajës së tij Said Kryeziu
Komiti shqiptar në arrati, në një shpellë me një ujk: Kur e vranë ujkun, humbi shpresa!
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje
“Enveristi” Fan Noli: Letërkëmbimet e revolucionarit “demokrat” me komunistin Enver Hoxha
NJERI – UJK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti
"Drama, lot e komplikime", publikohet videoja e operimit të Edona James për të zvogëluar gjoksin
Pse Trump është kaq i interesuar për ishullin më të madh në botë?
Të shtëna armësh në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, dy të vrarë - policia në kërkim të dyshuarit
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Olmon - ka gjasa që ai të luajë në finale të Superkupës së Spanjës
Trump sërish flet për prokurorin Jack Smith: Është i çmendur, po kthehet në Hagë