Herpesi në buzë më së shpeshti shfaqet në fëmijëri. Virusi mbetet në qelizat nervore, ndërkaq varësisht nga gjendja e organizmit tuaj edhe infeksioni shfaqet sërish
Shfaqja e herpesit në buzë do to thotë që imuniteti shpejt u ka rënë apo që ai është pasojë e ndonjë sëmundjeje apo gjendjeje tjetër.
Mund të shfaqet si reaksion i trupit ndaj menstruacioneve të fuqishme, nga përjetimi i frikës së madhe, vështirësive, stresit apo nervozizmit.
Gjithashtu mund të jetë pjesë përcjellëse e ndonjë infeksioni virusal apo temperaturave, andaj në populli dikur thuhej “ia ka nxjerrë jashtë temperatura”. Më së shpeshti shfaqet në një njëjtin vend apo afër vendit të shfaqur më parë, transmeton Telegrafi.
Duhet të jeni posaçërisht të kujdesshëm, sepse herpesi është infektues. Prandaj, nëse keni atë, kurrë mos puthni bebet e vogla, aq më parë foshnjat e porsalindura, sepse kjo mund të ketë pasoja vdekjeprurëse.
Mos përdorni të njëjtat gota apo ushqime me të tjerët
Nëse familjarët e tjerë tashmë kanë pasur herpesnë buzë, shmangi përdorimin e gotave të njëjta dhe puthjen në mënyrë që të mos infektoheni.
Kujdes edhe nëse disa herë hani me duar nga e njëjta enë, p.sh., patatina apo ushqime të tjera, sepse edhe kjo është njëra ndër mënyrat që sërish të aktivizohet virusi.
Si zhvillohet?
Një deri në dy ditë para shfaqjes së herpesit, vendi në të cilin do të dalë mund të djegë apo të bëhet i ndjeshëm. Pastaj shfaqen flluska të vogla të cilat pas një kohe pëlcasin, pastaj edhe dregëza dhe vraga të vogla.
Të gjitha bashkë nga shfaqja deri te shërimi zgjasin prej 7 deri në 10 ditë.
Nuk është e nevojshme të shërohen me ilaçe të posaçme. Mirëpo në rast të shfaqjes së shpeshtë, është mirë të kërkohet ndihmë nga mjeku, i cili atëherë mund të përshkruajë ilaçe kundër viruseve.
Në shërimin e shpejtë zakonisht përdoren preparatet që kanë bazë zinkun dhe vajrat e çajeve.
Ilaç i shkëlqyeshëm popullor është hudhra të cilën duhet ta mbani në vend të herpesit pesë minuta.
Pushoni dhe sa më shumë që të jetë e mundshme shmangni situatat stresuese.
Qeshja gjithashtu do të ndikojë si ilaç kundër herpesit, sepse ajo krijon imunoglobulinën A, proteinë e cila i ndihmon organizmit në luftë kundër infeksioneve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit