LAJMI I FUNDIT:

FBI ka spiunuar princeshën Diana, John Lennonin, Frank Sinatrën, Marilyn Monroen dhe shumë të tjerë!

FBI ka spiunuar princeshën Diana, John Lennonin, Frank Sinatrën, Marilyn Monroen dhe shumë të tjerë!

A e ka financuar John Lennon IRA-n? A e ka përdorur presidenti Richard Nixon LSD-në? A kanë marrë pjesë bashkë Frank Sinatra dhe John Kennedy në “orgji seksuale”? A e ka tradhtuar Eleanor Roosvelt burrin e saj, presidentin e madh Franklyn Roosveltin? Çka synonte John Wayne në Panama? Përgjigjet në të gjitha këto pyetje gjenden në dosjet sekrete të FBI-së amerikane, transmeton Telegrafi.

John Lennon ka financuar IRA-n!!!

Është ky lajm i cili mori dhenë kohë më parë, pas tëfillimit të dosjeve sekrete të FBI-së amerikane. MI5 anglez, shërbimi sekret ndër më të njourit në botë, decenie më parë ia kishte dhënë FBI-së shënimet e tij për John Lennonin, liderin e The Beatles, i cili në fillim të të shtatëdhjetave pati vendosur të jetonte në New York. Johni i famshëm asokohe ishte martuar me Yoko Onon, kishte braktisur Beatlesat dhe kishte filluar solo-karrierën e tij me hitin “Imagine”.


“IRA-n DO TA ZGJEDH PARA ARMATËS ANGLEZE

Siç tregojnë dosjet e FBI-së, John Lennon kishte ndihmuar Partinë Revolucionare Punëtore dhe magazinin marksist “Red Mole”. Partia e përmendur kishte mbështetur IRA-n.

Yoko Ono, pas zbulimit të këtij skandali, komentoi në këtë mënyrë: “Burri im u ka dhënë para vetëm atyre që u janë nevojitur”. Vetë John Lennon, me një rast, kishte deklaruar: “Nëse duhet të zgjedh midis Armatës angleze dhe IRA-s, unë do të zgjedh IRA-n…”. Për shumëkë, ky është argumenti kryesor që vërteton se Lennon ka ndihmuar IRA-n.

FBI në dosjet e saja vërteton që Lennon në shumë raste kishte ndihmuar dhe madje organizuar demonstratat e studentëve në Amerikë dhe që për këtë shkak Administrata e presidentit Richard Nixon refuzonte kërkesën e Lennonit për nënshtetësi amerikane. Aq më tepër, Nixon bëhej gati ta dëbojë Lennonin prej SHBA-së për shkak të “veprimtarisë së tij subverzive”.

John Lennon nuk ka qenë figura e vetme e popullarizuar e viteve të gjashtëdhjeta që është përcjellë me një vëmendje të madhe nga FBI. J.Edgar Hoover, shef i FBI-së për decenie të tëra, ka qenë i njohur si një politikan tejet konservativ, i cili assesi nuk ka mundur të kuptojë pse rinia amerikane dhe perëndimore është dhënë aq shumë pas rock – muzikës dhe yjeve të “degjeneruar” filmikë. Hoover njihet edhe si urrejtës i familjes Kennedy dhe si mbikëqyrës i të gjitha aferave të dashurisë të John dhe Bob Kennedyt.

KRITIKA E HOOVERIT PËR GRUPIN THE DOORS

Hoover, ta zëmë, nuk mund të duronte fare muzikën dhe tekstet e grupit të madh The Doors, të cilit i printe Jim Morrison, bir i një admirali të Ushtrisë amerikane. “Muzika e tyre është e neveritshme për secilin njeri normal”, theksonte Hoover. Për kujdesin e veçantë të FBI-së për personalitetet e popullarizuara flet edhe fakti që dosja e Elvis Presleyit ka hiç më pak se 600 faqe, edhe pse vetë Elvisi nuk ka qenë objekt i ndonjë hulumtimi të veçantë. Në dosjen e Presleyeit, ta zëmë, mund të lexojmë edhe këtë “margaritar”: “Frizura e tij dëshmon që ky është një njeri të cilin shefi i FBI-së nuk dëshiron ta takojë”. Po ashtu, në këtë dosje mund të kuptojmë edhe se si mekanikët e aeroplanit privat të Presleyit e kishin mashtruar atë për 338,000 dollarë, të cilat para kinse duhej të përdoreshin për ndreqjen e fluturakes private të “Mbretit të Rockut”.

FBI po ashtu ka dosje të posaçme për Marlene Dietrich dhe Marilyn Monroe, aktoret e shumënjohura të Hollywoodit dhe madje edhe për Princeshën Diana!!! Për Lady Dianën, FBI kishte gatitur një dosje të trashë 1056 faqe!!!

Sa i përket Zonjës Dietrich, FBI druante që kjo, për shkak të prejardhjes së saj gjermane, është spiune e Gjermanisë.

Por, hetimet treguan që kjo nuk ka lidhje me Gjermaninë. Spiunimi i FBI-së zbuloi diç tjetër: Marlene Dietrich kishte afinitet ndaj femrave të tjera!

AFERA SEKSUALE E ELEANOR ROOSVELT-it

Dosja e Marilyn Monroe po ashtu është shumë interesante. Megjithatë, shumë gjëra të cilat është dashur të gjenden në dosjet e saja janë “zhdukur” pa gjurmë: prej të dhënave për vdekjen a vrasjen e saj, dashurisë me Bob Kennedyn, raporteve të saja me presidentin John Kennedy, etj.etj.

“Syrit” dhe “veshit” të FBI-së nuk i kanë shpëtuar as banorët e Shtëpisë së Bardhë. FBI kështu posedon xhirimet e sex – skandalit të Eleanor Roosvelt, gruaja e presidentit Franklyn Roosvelt, e cila kishte pasur aferë dashurie me një nënoficer të quajtur Joseph Lash. Ky, pas zbulimit të skandalit, u dërgua në front. Pas kthimit nga lufta, Lash fitoi Shpërblimin e Pulitzerit për librin në të cilin përshkroi aferën e dashurisë me Eleanor Roosvelt.

Ndër dosjet më të trasha është ajo e këngëtarit të madh Frank Sinatra. Në 1275 faqe është përshkruar rezultati i përgjimeve, përcjelljeve dhe hetimeve të Frank Sinatrës, këngëtarit që kishte lidhje të posaçme me mafian amerikane.

Njëra nga pjesët më kontraverze të këaj dosjeje lidhet me kërcënimet e Sinatrës bërë një brokerit të burzës së New Yorkut. Sinatra me disa mafiozë i “garantonte” vdekjen këtij brokeri nëse ai nuk i ndihmon të fitojnë një shumë të madhe parashë. Policia nuk e kishte arrestuar Sinatrën, sepse brokeri nuk dëshironte të dëshmonte në gjyq. Njëri prej spiunëve të FBI-së ishte i bindur që Sinatra është nip i Al Capones, mafiozit të njohur. Hoover nuk e duronte fare Frank Sinatrën. Për këtë dëshmon edhe akuza e tij se Sinatra është edhe ithtar i regjimit komunist në Amerikë, akuzë kjo vërtet qesharake, duke ditur afinitetet e Sinatrës. Por, sipas të gjitha gjasave, është e vërtetë që Sinatra i kishte paguar 40,000 dollarë një mjeku amerikan për ta hequr qafe shërbimin në Armatën amerikane në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Në këtë dosje ka edhe storie për “orgjinë” të përbashkët të Sinatrës dhe senatorit John Kennedyt me një grup femrash mullate. Një pjesë e dosjes së Sinatrës nuk ka mundur të lexohet nga opinioni. Supozohet që në këtë pjesë gjenden transkriptet e bisedave të Sinatrës me bosat e mafisë.

JOHN WAYNE SYNONTE TË BËNTE GRUSHT SHTET NË PANAMA

John Wayne nuk ka pasur telashe me shtetin, gjegjësisht me patriotizmin e tij. Përkundrazi. Duket që Wayne ka qenë “për së tepërmi” patriot. Kështu, ky ishte i pakënaqur me politikën e jashtme amerikane. Wayne, sipas dosjeve të FBI-së, ka qenë i përzier në synimet e djathtistëve amerikanë për të ndërruar pushtetin në Panama. Wayne kishte tubuar 682,850 dollarë për të financuar grusht shtetin në Panama.

FBI ka dosje edhe për shkrimtarët e njohur. Kështu, Ernest Hemingway, i cili në fillim kishte bashkëpunuar me FBI-në, më vonë i ishte “shmangur” rolit të tij. Në dosjen e autorit të “Plakut dhe detit” kuptojmë që gjashtë muaj para vetëvrasjes, Hemingway ka qenë hospitalizuar në një klinikë psikiatrike në Minnesota dhe se është ushtruar mbi të edhe elektro shock-terapia.

Përmendëm më parë “afinitetet” e Hooverit për rock muzikë. “Cak” i posaçëm i FBI-së, në të gjashtëdhjetat, kishte qenë grupi Jefferson Airplaine. Ky grup ka qenë i njohur si ithtar dhe propagandues i madh i LSD-së dhe i të gjitha drogave të tjera sintetike. Këngëtarja e Jefferson Airplain, Grace Slick, gjatë vizitës Shtëpisë së Bardhë kishte arritur të hedhte në pijen e presidentit Nixon një pilulë të LSD. Në dosjen e FBI-së nuk merret vesh se a e ka pirë Nixon këtë pije dhe çka ka ndodhur më të pas përdorimit eventual të LSD-së.

FBI nuk arrinte të kuptonte dot pse “degjenerikët” si Morrison apo Jimi Hendrix arrinin të influenconin aq shumë rininë amerikane. Për këtë shkak, agjentët e FBI-së kanë kaluar javë të tëra duke dëgjuar këngët e këtyre të dyve në të gjitha variantet e mundshme, herë duke ngadalësuar sjelljet e pllakave në gramofon, e herë duke i lëshuar së prapthi, për të zënë “mesazhet e tyre sekrete”. Kështu, del që agjentët e FBI-së nuk arritën të marrin vesh se Morrison dhe Hendrix janë vetëm rockerë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori