LAJMI I FUNDIT:

“Paradoksi” i pushimit shpjegon pse koha fluturon

“Paradoksi” i pushimit shpjegon pse koha fluturon

Misteri pas të ashtuquajturit “paradoks i pushimit” është shpjeguar në prezantimin e psikologes Claudie Hammond në konferencën britanike të shoqërisë së psikologëve në Londër; muajin e kaluar.

Zonja Hammond shpjegon se si kur bëjmë diçka të re dhe interesante, si p.sh. kur jemi në pushim, duket që koha kalon më shpejt se sa kur mërzitemi apo jemi të shqetësuar, transmeton Telegrafi.

Por kur shikojmë mbrapa, vlerësimi ynë i kohës bazohet në atë se sa kujtime të reja individuale kemi arritur të ndërtojmë gjatë asaj periudhe, ka shpjeguar ajo.

Në dy javë normale personi mesatar “grumbullon” vetëm në mes gjashtë dhe nëntë kujtime të reja, sepse një pjesë të madhe të asaj që bëjmë e zë rutina jonë.


“E njëjta gjë ndodh derisa plakemi dhe prandaj koha fillon të kalojë më shpejt. Ekzistojnë më pak kujtime për gjërat e reja, ndërsa gjërat e njëjta i bëjmë gjithnjë e më shpesh”, ka thënë Hammond.

Njerëzit të cilët ankohen se si ju duket që vitet vetëm kalojnë para tyre dhe atë me shpejtësi gjithnjë më të madhe, duhet të ngadalësojnë pak gjërat, ashtu që t’i bëjnë vikendet e tyre sa më interesante dhe të thyejnë rutinën e tyre të përditshme.

Shkoni në punë përmes rrugës tjetër, dilni nga autobusi një stacion më herët ose përpiquni që të mos e hani atë sandviç të njëjtë për drekë çdo ditë, mund t’ju duket që jeta kalon megjithatë pak më ngadalë, ka shtuar ajo.

Të mësuarit e manipulimit me perceptimin tonë të kohës mund ta bëjë jetën tonë më të plotësuar dhe të zhgënjejë ata që ndiejnë se si vitet fluturojnë më shpejt, sa më të moshuar që janë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

A e dini se...
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Astrologji
Katër shenjat e horoskopit janë në pritje të ndryshimeve të mëdha në janar: Jeta e tyre po ndryshon nga themeli

Katër shenjat e horoskopit janë në pritje të ndryshimeve të mëdha në janar: Jeta e tyre po ndryshon nga themeli

Astrologji
Si të jeni një lider karizmatik dhe i pushtetshëm

Si të jeni një lider karizmatik dhe i pushtetshëm

Këshilla Lifestyle
Riktheni shkëlqimin e këpucëve me këtë produkt që i transformon ato si të reja

Riktheni shkëlqimin e këpucëve me këtë produkt që i transformon ato si të reja

A e dini se...
Horoskopi vjetor për 2025: Një periudhë e stuhishme me ndryshime të mëdha dhe mundësi të reja

Horoskopi vjetor për 2025: Një periudhë e stuhishme me ndryshime të mëdha dhe mundësi të reja

Astrologji
Kalo në kategori