Miteva: Trajtimi i të dëmtuarve në Koçan do të mbulohet nga shteti, familjet e të ndjerëve dhe të lënduarve do të marrin nga 150.000 denarë

Si Qeveri, bëjmë thirrje dhe kërkojmë të mos spekulohet me informacione se familjet dhe pacientët kanë nevojë për mbështetje financiare për shërim sepse kjo nuk është e vërtetë, të gjithë pacientëve u është siguruar dhe do t’u sigurohet shërim nga shteti”, porositi zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva në konferencën e sotme për media.
“Si Qeveri, po ndjekim me vigjilencë edhe situatën në rrjetet sociale, ku së pari duhet të them se dhembshuria, ndjeshmëria, dëshira e fortë dhe e sinqertë për të ndihmuar është e kuptueshme, se është mësa e justifikuar dhe se natyrisht është respekt i madh, por në këto momente ata nuk kanë nevojë për kujdes nga një aspekt i tillë sepse ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ndihmuar në fushën e kujdesit shëndetësor që ata kanë nevojë”, tha Miteva.
Bëri të ditur se në fushën e transportit dhe akomodimit të familjeve të pacientëve që trajtohen jashtë vendit, është përgjegjësi e Qeverisë, e cila, sipas Mitevës, do të realizohet.
“Po ashtu, në fushën e transportit dhe akomodimit, dua t’ju informoj se edhe ky është një detyrim dhe shqetësim që ne si Qeveri e realizojmë. Prerja e sotme është si vijon: janë përkujdesur 180 persona nga familjet e të plagosurve që janë shtruar në spital jashtë vendit. Njëherësh, në këtë moment ne u informuam nga Kryqi i Kuq se po bëhet harmonizim dhe vlerësim formal juridik përmes të cilit të gjitha familjeve të prekura nga tragjedia e tmerrshme do t’u jepet mbështetje financiare në shumën prej 150.000 denarë për secilën familje për të filluar dhe mjetet e njëjta do t’u jenë në dispozicion për të mbuluar shpenzimet rrjedhëse, ditore, më urgjente. Sigurisht, kjo nuk është vetëm ndihmë e njëhershme, ekipet e Kryqit të Kuq, SPPP-së dhe Qeverisë kontaktojnë familjet çdo tre orë me qëllim që të sigurohemi se nuk ka situata të reja të padëshiruara që shkaktohen dhe, natyrisht, në fazat e ardhshme në mënyrë të vazhdueshme në varësi të të gjitha nevojave individuale, të gjitha fondet do t’u drejtohen atyre”, deklaroi zëdhënësja e Qeverisë.
Ajo bëri thirrje për të treguar solidaritet pa spekulime që mund të dëmtojnë familjet e pacientëve.
“Më duhet të konstatoj se bëhet fjalë për ndarjen e informacioneve personale të familjes. Mund të vihemi në situatë në të cilën mund të bëjmë ndonjë dëm më të madh për vetë anëtarët e familjes, respektivishtë të abuzohen të dhënat personale e kështu me radhë. Jo më kot, Qeveria që nga fillimi paralajmëroi se do të shkonte në llogarinë e dedikuar të Kryqit të Kuq si institucion shumëvjeçar me dosje për situata të këtilla në mënyrë që të evitojmë spekulime më të mëdha ose kakofoni në opinion se ku do të dhurohen mjetet, kështu që vendosëm të shkojmë me një llogari. Situata të tilla që mjetet janë të pamjaftueshme dhe që kanë problem me transportin dhe akomodimin, që nuk kanë akomodim janë të pavërteta, prandaj lusim që të mos spekulohet”, tha Miteva.
Lidhur me mbështetjen financiare në shumën prej 150.000 denarë për secilën familje, Miteva theksoi se aktualisht po bëhet vlerësim dhe organizim i situatës.
“Në këtë pikë, e di se të gjitha shërbimet janë të përfshira në mënyrë aktive për të bërë organizimin dhe vlerësimin e mënyrës më të mirë për të mbrojtur familjet dhe për të arritur mjetet tek familjet sa më shpejt të jetë e mundur. Çdo tre orë kemi kontakte të rregullta me familjet jashtë vendit për të parë nëse ka situata të reja të padëshirueshme, jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm kërkojmë që të ndiqen informacionet zyrtare”, theksoi ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri, policia jep detaje për rastin

“Piva 2 teke raki dhe ngatërrova biletën”, historia e anglezes që ateroi aksidentalisht në Shqipëri

Sfida e radhës e Policisë, aplikacioni që po tregon vendndodhjen e tyre

"Avullimin e 166 mijë eurove", avokati i ish-arkëtarit të BIK hedh dyshime për përfshirjen e familjarëve të krerëve të BIK-ut

Luftimi i pastrimit të parave në Kosovë, cilat janë kapacitetet e shtetit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Kosova në Ligën B të Kombeve, mëson kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve

Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri, policia jep detaje për rastin

Befason Kaci: Nën 10 mijë euro as nuk e kisha prekur klientin

Butrint Imeri shijon pushimet në Meksikë me modelen turke

“Mendoja që po flisja me psikologun” - Rizarta Hoxha sqaron deklaratën virale të Big Brother