LAJMI I FUNDIT:

Trumpi mund ta bankrotojë Britaninë me një të rënë të lapsit

Trumpi mund ta bankrotojë Britaninë me një të rënë të lapsit
Annabel Denham

Nga: Annabel Denham / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Migrimi neto i brendshëm ka arritur nivele tronditëse në Britani. Po përthithim një numër kaq të lartë njerëzish, saqë edhe shifra 250 mijë do të duket modeste. Shumë nga të ardhurit po shkaktojnë kosto të mëdha fiskale; shërbimet publike dhe infrastruktura jonë po rëndohen nën peshën e ngarkesës. Dështimi për ta ulur këtë fluks ka shkatërruar kontratën mes qeverisë dhe qytetarëve, ka rrënuar besimin e publikut te klasa politike dhe mund ta vendosë Partinë Konservatore në të njëjtin nivel elektoral me Festën e Çmendur Monstruoze të Delirit [Monster Raving Loony Party – e themeluar nga muzikanti David Sutch].

Në mes të kësaj katastrofe me ritme të ngadalta, është e lehtë të harrohet se, jo shumë kohë më parë, Britania ishte një komb emigrantësh. Ishte eksodi i njerëzve ai që mbante politikanët zgjuar natën, jo një hyrje prej 1.2 milionësh. Midis viteve 1815 dhe 1914, rreth 10 milionë njerëz u larguan nga këta ishuj për të kërkuar jetë dhe mundësi të reja në Australi, Kanada, ShBA dhe Zelandën e Re.


Pas Luftës së Dytë Botërore, aq shumë njerëz u larguan saqë Winston Churchill bëri një thirrje kundër “braktisjes së tokës së vjetër”, duke i përshkruar më vonë emigrantët si “minj që largohen nga një anije që po fundoset”. Kostoja e luftës më të shtrenjtë në histori kishte shkaktuar një seri krizash ekonomike – borxh masiv kombëtar, racionim të shtuar, mungesë strehimi – të cilat shkrinë shpejt çdo eufori pas fitores dhe shtynë njerëzit të kërkonin mirëqenie diku tjetër.

Edhe deri në mesin e viteve ’80 të shekullit, më shumë njerëz po largoheshin nga vendi sesa po hynin në të, pavarësisht nga Gjenerata e mitizuar e Uindrashit [Windrush Generation – imigrantët e Karabieve që shkuan në Mbretërinë e Bashkuar pas Luftës së Dytë Botërore, me anijen HMT Empire Windrush]. Sot, të lodhur nga një staginimi ekonomik dhe standardet e ngrira jetësore, minjtë po bëjnë sërish gati valixhet. Ky tani është një vend ku 28 milionë punëtorë të sektorit privat pritet të mbajnë në kurriz nëntë milionë njerëz joaktivë në aspektin ekonomik, gjashtë milionë punonjës të sektorit publik dhe 13 milionë pensionistë të shtetit. Ndërsa, një përqindëshi i më të pasurve që paguan 29 për qind të tatimit mbi të ardhurat dhe 10 përqindëshi me të ardhurat më të larta paguan gati dy të tretat e tij, kritikohen më pas se nuk po japin “kontributin e tyre të drejtë”.

Nuk është çudi që 400 mijë punëtorë raportohet se planifikojnë të largohen jashtë vendit në dy vitet e ardhshme. Është një mrekulli që kjo shifër nuk është më e lartë.

Edhe pas Brexit-it, largimi nuk ka qenë kurrë më i lehtë. Në aspektin psikologjik, nuk është më një angazhim si dikur, kur emigrantët britanikë [të njohur si “Ten Pound Poms”] niseshin për në Australi ose kur irlandezët bënin një udhëtim njëjavor me avullore drejt Ishullit Elis. Fluturimet e lira dhe komunikimi i përmirësuar e kanë bërë procesin shumë më të thjeshtë.

Telefonatat me video dhe teknologjia VOIP e lehtësojnë komunikimin me prindërit, dhe kthimi për të parë të afërmit dy deri në tre herë në vit nuk ndryshon nga sa shpesh arrijmë të takohemi me familjen kur jetojmë në skajet e kundërta të një vendi. Me fluturime të shpejta, mund të kthehemi nga Faro në Njukesëll më shpejt sesa mund të ngasim makinën nga Portsmuthi.

Dhe, nuk mungojnë vendet ku mund të shkojmë. Po ikim jo vetëm drejt botës anglofone, por edhe drejt Evropës dhe Lindjes së Mesme. Afërsisht 250 mijë emigrantë britanikë jetojnë aktualisht në Dubai, me një numër të ngjashëm në Abu Dabi. Dhe, sa më shumë britanikë të ketë në këto qytete, aq më tërheqëse do të duken ato për ata që mbeten pas.

Në vitet ’40 të shekullit XX, kryeministri i Ontarios, George Drew, organizoi një seri fushatash reklamuese për të tërhequr imigrantë britanikë. Sot, Elon Musku beson se “nëse dëshiron që ekipi yt të fitojë kampionatin, duhet të rekrutosh talentin më të mirë, kudo ku ndodhet ai”.

Nëse miku i tij, Donald Trump, do të hapte një rrugë vizash për të pasurit tanë, kjo me siguri do ta fuste Britaninë në një krizë edhe më të thellë fiskale.

Për ta thënë troç, kjo do të ishte pikërisht ajo që politikanët tanë të paaftë – por, jo kombi ynë dikur i madh – e meritojnë. Duke i trajtuar njerëzit e punës si një kalë i ngordhur që duhet rrahur derisa të shembet, dhe jo si një burim i çmuar që tërheq qerren, ata nuk mund të habiten që kaq shumë njerëz po fillojnë të kërkojnë mundësi diku tjetër.

Britania humbi një neto prej 10,800 milionerësh nga emigracioni në vitin e kaluar, një rritje prej 157 për qind krahasuar me vitin 2023 dhe më shumë se çdo vend tjetër – përveç Kinës totalitare.

Por, ende ka shpresë. Kur një popull ka energjinë dhe dëshirën e duhur, dhe kushtet janë të favorshme, rimëkëmbja mund të jetë e shpejtë. Kujtoni Gjermaninë Perëndimore dhe Japoninë pas Luftës së Dytë Botërore.

Por, kjo varet nga krijimi i mundësive për njerëzit që të ndërtojnë jetën përsëri. Shikoni gjithashtu Zimbabvenë dhe Afrikën e Jugut – vende dikur të pasura, por të shkatërruara nga qeveritë e paafta, të dhunshme dhe grabitqare. Dhe, me çdo politikë [ambientaliste] net zero, DEI [Diversity, equity, and inclusion], shtet social, taksa dhe shpenzime, Partia Laburiste po e largon gjithnjë e më shumë të ardhmen tonë nga bota e parë dhe po e çon drejt një grumbulli mbeturinash.

Për shumë nga ata që po mendojnë të emigrojnë, pyetja së shpejti mund të mos jetë më “nëse”, por “kur”. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Serbia
Gjesti me akuza për produksionin, ndërsa i drejtohet Eglit: Bëhu me ta e ejani më njollosni

Gjesti me akuza për produksionin, ndërsa i drejtohet Eglit: Bëhu me ta e ejani më njollosni

Magazina
Kaos në rrugët e Stambollit pas arrestimit të kryetarit të këtij qyteti

Kaos në rrugët e Stambollit pas arrestimit të kryetarit të këtij qyteti

Turqia
PZAP refuzon ankesën e LVV-së për anulimin e mbi 18 mijë votave me postë të LDK-së

PZAP refuzon ankesën e LVV-së për anulimin e mbi 18 mijë votave me postë të LDK-së

Lajme
Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Kronika e Zezë
Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Lajme
Kalo në kategori