Bashkëbisedim mes artistit të fotografisë Murray Fredericks dhe gazetarit Chris Broughton / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Gjatë viteve të mia si student, bëja fotografi shumë tradicionale të peizazheve bardhezi. Kalova një kohë në Himalaje, Patagoni dhe Tasmani dhe u ktheva me imazhe mbi madhështinë – diçka që shpesh përshkruhet si “sublime”. Por, kur studioja historinë e artit, kuptova se gjithë kjo ishte bërë më parë. Isha i zhytur në një estetikë që kishte qenë në modë 150 vjet më parë.
Lashë punën time mënjanë, por ruajta rreth dhjetë imazhe që i doja, i shpërndava përpara vetes dhe e pyeta veten: “Cila është e përbashkëta mes tyre”? Dhe ajo që zbulova ishte se të gjitha kishin një ndjenjë hapësire dhe prirje drejt abstraktes. Më pas mendova nëse kishte ndonjë vend ku mund të punoja me hapësirën dhe ta përdorja atë si subjekt.
Për javë të tëra kjo më çoi në një kamping në Liqenin Ejr, një shtrat i gjerë dhe kryesisht i thatë kripe në Australi. Qasja ime ndaj fotografimit të atij peizazhi evoluoi me kalimin e viteve, pasi u bëra gjithnjë e më i ndjeshëm ndaj vendit, ndërsa perceptimi im për të ndryshoi. Përfundimisht, eksperimentova duke futur pasqyra në kompozicionet e mia. Seria nga ku vjen ky imazh, Flaka [Blaze], është më e fundit dhe vazhdon këtë proces të sjelljes së një elementi shtesë në mjedis. Këtë herë solla zjarrin.
Seria Flaka u krijua në sistemin e liqeneve Menindi përgjatë lumit Darling-Baka në Uellsin e Ri Jugor. Në vitet ’60 të shekullit XX, atje u ndërtua një sërë digash dhe pyjet u përmbytën, kështu që brenda pak vitesh mbetën një mori pemësh të vdekura. Duke kaluar me makinë mbi një nga digat, imagjinova një nga ato pemë skeletore që ishin përfshirë nga flakët. Ky imazh më mbeti në mendje deri para disa vitesh, kur cikli i motit La Ninja arriti në Australi, duke rritur reshjet dhe duke shkaktuar ringjalljen e lumenjve të përkohshëm të kontinentit.
U ktheva në Menindi dhe fola me komunitetin lokal për idenë time, duke shpjeguar se e përfytyroja pemën e djegur si një far që do të tërhiqte vëmendjen e njerëzve mbi mënyrën se si ishte trajtuar lumi. Është e çuditshme kur arrin të çash përmes një ideje dhe gjithçka fillon të marrë formë.
Zjarri është një pjesë thelbësore e peizazhit australian. E nisa këtë projekt vetëm disa vite pasi Sidnei ishte mbuluar nga tymi, për muaj të tërë, për shkak të zjarreve të pyjeve që përfshinë bregun lindor, por zjarri përdoret edhe në bujqësi dhe është një element i rëndësishëm i peizazhit për popujt indigjenë.
Fola me një specialist të efekteve piroteknike për filma, i cili krijoi një sistem të thjeshtë që më lejoi të lidhja disa bombola gazi, të përdorura zakonisht për skarë, me tuba fleksibilë të cilët mund të vendoseshin në pjesën e pasme të çdo peme, larg drurit dhe jashtë fushës së shikimit të kamerës. Këto prodhonin një skicë flakësh kur i ndiznim, duke e shndërruar pemën për pak sekonda në një lloj skulpture zjarri. Ato qëndronin të ndezura vetëm për 15 ose 20 sekonda, derisa realizoja fotografinë, dhe gjithashtu kishim me vete çanta me ujë për të shuar çdo shkëndijë të rastësishme. Edhe pse këto pemë janë të vdekura, ato mbeten ende habitate të rëndësishme. Por, flakët e gazit nuk i dëmtuan ato dhe insektet apo merimangat që jetonin në to mbetën të paprekura.
Në përfundim të projektit, hoqa gjithçka për të parë se çfarë bënte zjarri në vetvete. Doja ta fotografoja teksa dilte drejtpërdrejt nga uji dhe reflektohej mbi të. Për ta realizuar këtë, unë dhe asistenti im, Nicku, ecëm disa kilometra deri atje ku ishte uji, duke tërhequr gjithë pajisjet tona, dhe më pas ndoshta edhe për një kilometër më tej – terreni është aq i sheshtë, sa duhet të shkosh aq larg para se uji të arrijë vetëm një metër thellësi.
Tubi ishte rreth 10 centimetra nën ujë dhe duhej të prisnim derisa ajri të ishte krejtësisht i qetë – një dukuri e rrallë – në mënyrë që gazi të grumbullohej mbi sipërfaqen e ujit dhe të krijonte mini-shpërthime. Sapo bëmë provën e parë, pamë flakën duke marrë forma organike. Më pëlqen fakti që njerëzit i shohin këto forma dhe japin interpretimin e tyre personal. Për mua, kjo foto, Flaka 24 [Blaze 24], duket si një dragua.

* * *
CV-ja e Murray Fredericksit
Vendi i lindjes dhe viti: Sidnei, 1970.
Edukimi: Kryesisht autodidakt i kombinuar me kurse të shkurtra mbi teknikat e ekspozimit, përpunimit të filmit dhe shtypit. Pasi ekspozitat e mia filluan të merrnin vëmendje, shkova në Universitetin e Uellsit të Ri Jugor dhe përfundova dy magjistratura në art – një praktik dhe një kërkimor.
Ndikimet: Seria Romët [Gypsies] nga Josef Koudelka ishte ai që më frymëzoi fillimisht. Nga rrjetat e Bernd dhe Hilla Becherit mësova fuqinë e serisë, ndërsa nga fotografët amerikanë Stephen Shore, Joel Sternfeld dhe Richard Misrach mësova rreth estetikës teknike të përdorimit të negativit të filmit me kamera me format të madh.
Momenti kulmor: Ndoshta suksesi i hershëm i filmit Kripa [Salt], i cili fillimisht ishte dokumentim me video i punimit tim të magjistraturës, por që më pas fitoi 12 çmime të mëdha kinematografike (dhe u përfshi në nominimet për çmimin Oscar).
Momenti më i vështirë: Të jem vetëm mbi shtresën e akullit në Grenlandë dhe të më njoftojnë përmes telefonit satelitor se një ari polar po vinte drejt meje. Kalova një natë të gjatë në një stuhi dëbore duke pritur me flakadanë dhe me një pushkë për një sulm që nuk e shihja të vinte.
Këshilla kryesore: Ndiq instinktet e tua, bëj gjënë tënde, puno më shumë sesa mund ta ëndërrosh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore