LAJMI I FUNDIT:

Persona të maskuar marshojnë nëpër Beograd – pushteti po mundohet t’i frikësojë protestuesit

Persona të maskuar marshojnë nëpër Beograd – pushteti po mundohet t’i frikësojë protestuesit

Në kryeqytetin serb të Beogradit po zhvillohet sot një protestë kundër regjimit të presidentit, Aleksandar Vuçiqit.

Disa dhjetëra burra të maskuar dhe të veshur me të zeza kanë arritur mëngjesin e sotëm në parkun Pionir të Beogradit gjersa raportohet se presidenti serb i ka angazhuar për t’i frikësuar protestuesit.

Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile
Lexo po ashtu Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

Gjithashtu, në “Zeleni Venac” është filmuar një grup i madh burrash të veshur me të zeza duke lëvizur drejt qendrës së qytetit.


“Si ushtri”, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.

Ndërkohë, në rrjetet sociale mbrëmë u shfaqën video të traktorëve të dëmtuar që gjatë ditës ishin parkuar rreth parkut Pionir.

Analisti serb, Janjiq: Vuçiq mund ta përdorë kundër protestuesve grupin e Radoiçiqit
Lexo po ashtu Analisti serb, Janjiq: Vuçiq mund ta përdorë kundër protestuesve grupin e Radoiçiqit

Shpejt filluan spekulimet se këto dëme ishin shkaktuar nga njerëz që po ktheheshin nga pritja festive e studentëve në Terazije, por tani është publikuar një video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se bëhet fjalë për djem të panjohur të veshur me ngjyrë të zezë.

Ndryshe, studentët, të cilët po protestojnë që nga fundi i vitit të kaluar, nisën pakënaqësitë e tyre pas rrëzimit të një strehimoreje të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona. Që atëherë, ata janë mbledhur në numër të madh në qytete të ndryshme të Serbisë, veçanërisht në Beograd, Novi Sad, Kragujevc dhe disa qytete të tjera. /Telegrafi/