LAJMI I FUNDIT:

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim
Foto ilustruese

Pas 17 vitesh hetimesh, Policia Greke ka arritur të zbulojë një vjedhje të madhe të ndodhur në vitin 2008 në një filial banke në Kifisia, afër Athinës.

Vlera e parave dhe sendeve të vjedhura nga kasaforta e bankës arrin në 4 milionë euro.

Autorët e dyshuar të ngjarjes, dy shtetas të Kosovës, janë shpallur në kërkim.


Ngjarja e vjedhjes ka ndodhur në gusht të vitit 2008, kur persona të panjohur thyen një dritare të bankës dhe hynë brenda për të vjedhur para dhe sende me vlerë.

Hetimet e mëtejshme nga Drejtoria e Hetimeve Kriminale të Policisë Greke kanë çuar në identifikimin e dy shtetasve të Kosovës si autorët e mundshëm të vjedhjes.

Ata janë Basri Berisha, 53 vjeç (alias Basri Ramadani), dhe Sinan Beqiroski, 54 vjeç (alias Sinan Bekjiroski).

Berisha, i cili aktualisht mbahet në një qendër paraburgimi në Francë, është një emër i njohur për autoritetet ndërkombëtare, pasi ka qenë i arrestuar më parë për vepra të ngjashme në Gjermani dhe Kosovë.

Nga analiza krahasuese e të dhënave, është konstatuar se Berisha është i përfshirë gjithashtu në një tentativë vjedhjeje në vitin 2009 në një filial banke në Athinë, si dhe në vjedhjen e një kasaforte dhe bankomati në vitin 2010 në një supermarket në Kretë.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa Policia Greke po bashkëpunon me autoritetet ndërkombëtare për arrestimin dhe ekstradimin e të dyshuarve, të cilët përballen me akuza të rënda për vjedhje dhe pastrim parash, raporton NOA, tranmseton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Kronika e Zezë
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Lajme
Kalo në kategori