LAJMI I FUNDIT:

Si të kuptoni karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Si të kuptoni karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Nëse do të mund të bënit vetëm një pyetje për të kuptuar karakterin e vërtetë të dikujt, cila do të ishte ajo?

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndësishëm në jetën tonë të përditshme, mik, shef, koleg, partner apo i njohur, dikur ishte thjesht një i huaj. Dhe kur i takuam për herë të parë, nuk e kishim idenë se do të krijonim marrëdhënien që kemi tani.

Është e pamundur të mësojmë gjithçka që duhet të dimë për dikë herën e parë që e takojmë, përveç nëse kemi ndonjë dhunti që na ndihmon të kuptojmë menjëherë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë.


Në përpjekjen tonë për të njohur dikë më mirë, disa informacione mund të na ndihmojnë, por ato nuk na japin menjëherë shumë detaje për personalitetin e tjetrit.

Pra, nëse doni të kuptoni personalitetin dhe karakterin e një personi, ekziston një pyetje që, sipas hulumtimeve, mund të zbulojë shumë për tjetrin.

Thjesht pyesni personin përballë jush se çfarë mendon për dikë tjetër.

Sipas një studimi nga Universiteti i Nebraskës , njerëzit shohin karakteristikat tona tek të tjerët. Kështu, një personazh egoist do të dallojë elementë të ngjashëm te një tjetër, ndërsa një i sjellshëm do të dallojë karakteristika më pozitive.

Studiuesit u kërkuan pjesëmarrësve të gjykojnë karakteristikat (si pozitive ashtu edhe negative) të njerëzve të tjerë.

Sa më pozitivisht i gjykonin të tjerët, aq më të lumtur dhe më të qëndrueshëm emocionalisht ishin pjesëmarrësit. Nga ana tjetër, ata që i gjykonin të tjerët negativisht ishin narcistë dhe kishin më shumë sjellje antisociale, citon Anabel.

Sigurisht, argumentojnë shkencëtarët, fakti që një narcisist sheh elemente negative tek të tjerët nuk do të thotë se ai bën të njëjtën gjë me veten e tij. Në të njëjtën mënyrë, njerëzit me çrregullim të personalitetit mund të besojnë se të tjerët, për shembull, janë armiqësorë dhe keqdashës, edhe nëse nuk mund të dallojnë sjellje të ngjashme në vetvete.

Siç vërejnë ata, një person negativ i sheh të tjerët në këtë mënyrë. Madje, kjo tendencë tregon një shans më të lartë për depresion ose çrregullime të tjera psikologjike. /Telegrafi/