LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka kthim mbrapa – Real Madridi po fillon me revolucion në skuadër: Tre lojtarë do të shiten

Nuk ka kthim mbrapa – Real Madridi po fillon me revolucion në skuadër: Tre lojtarë do të shiten

Real Madrid thuhet se do të largojë Aurelien Tchouamenin, Ferland Mendyn dhe Lucas Vazquezin, sipas një raportimi nga Fichajes.net.

Kjo vjen pasi Los Blancos pësuan një humbje 5-2 kundër Barcelonës në Superkupën e Spanjës të dielën, më 12 janar dhe ndaj Celta Vigos nuk është se bënë  më  mirë, pasi u dashtën vazhdimet për të kaluar tutje në Kupën e Mbretit.

Tchouameni ka pasur vështirësi si një qendërmbrojtës i improvizuar për Madridin këtë sezon. Francezi ka qenë përgjegjës edhe për disa gabime që kanë bërë që Madridi të pranojë në mbrojtje.


Kështu, Madridi thuhet se është i gatshëm ta shesë atë pasi ai ka qenë i lidhur me Liverpoolin në muajt e fundit.

Tchouameni ka regjistruar 23 paraqitje për Madridin këtë sezon dhe ai ka kontraktuar në Bernabeu deri në qershor 2028.

Duke pasur parasysh vlerën e tij të transferimit prej 80 milionë euro sipas Transfermarkt, të ardhurat nga shitja e tij e mundshme mund të përdoren për nënshkrimin e një mesfushori të ri.

Ndërkohë, performanca e Mendyt ka rënë këtë sezon pasi nuk ka arritur të regjistrojë një kontribut gol në 20 ndeshje. Nga ana tjetër, kontrata e tij në Bernabeu do të përfundojë në verë.

Fichajes.net raporton se francezi ka kërkuar rritje rroge. Megjithatë, Madridi raportohet se nuk dëshiron të përmbushë kërkesën e tij. Kjo mund të nënkuptojë se ata mund të jenë të gatshëm ta largojnë atë në fund të sezonit 2024-25.

Së fundi, Vazquez është gjithashtu një nga lojtarët të cilit kontrata në Bernabeu i skadon në verë. Performanca e spanjollit si mbrojtës i djathtë ka qenë gjithashtu jokonsistente.

Ndjekja e Madridit për Trent Alexander-Arnold të Liverpoolit mund të jetë gjithashtu një tregues se ata mund të largojnë Vazquezin.

Në 25 paraqitje, spanjolli ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar tri asistime këtë sezon. /Telegrafi/