LAJMI I FUNDIT:

Çiftet e showbizit ndërkombëtar që i dhanë fund lidhjes/martesës në vitin 2024

Çiftet e showbizit ndërkombëtar që i dhanë fund lidhjes/martesës në vitin 2024

Viti 2024 është pasqyruar me plot ngjarje dramatike në arenën e showbizit ndërkombëtar, duke filluar nga skandalet që përfshinë artistët e kahmotshëm të skenës, gjithashtu edhe ndarjet e çifteve të njohura.

Përmbyllja e vitit 2024 pa fundin e marrëdhënieve të çifteve të famshëm në botën artistike.

Nga martesat e gjata e deri te romancat e stuhishme, këto ndarje i lanë fansat me zemër të thyer e po ashtu të intriguar.


Ja cilat çifte i dhanë fund lidhjeve të tyre në showbizin ndërkombëtar në vitin që lamë pas:

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Ndarja më e diskutuar në sferën e showbizit ndërkombëtar ka qenë pa dyshim ajo mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck.

Romanca e rindezur e tyre mori fund në vitin 2024. Pasi u martuan në vitin 2022, dyshja u ndanë në prill, ndërsa Lopez paraqiti kërkesën për divorc në gusht.

Channing Tatum dhe Zoë Kravitz

Aktorët, të cilët filluan relacionin në vitin 2021, i dhanë fund lidhjes së tyre në tetor 2024. Ndarja gjithashtu bëri që çifti të ndërpresë fejesën e tyre, duke lënë fansat të tronditur.

Sacha Baron Cohen dhe Isla Fisher

Pas 13 vjetësh martesë, Sacha dhe Isla njoftuan ndarjen e tyre këtë vit. Pavarësisht ndarjes së tyre, çifti mbetet i përkushtuar për t’u kujdesur për fëmijët e tyre.

Cardi B dhe Offset

Të njohur për marrëdhënien e tyre të zjarrtë dhe shpesh transparente, Cardi B dhe Offset gjithashtu janë çifti që i dhanë fund lidhjes në vitin 2024.

Barry Keoghan dhe Sabrina Carpenter

Aktori dhe këngëtarja i dhanë fund romancës së tyre njëvjeçare për shkak të orarit të ngjeshur dhe prioriteteve të karrierës, duke zgjedhur të fokusohen në rritjen e tyre individuale.

Landon Barker dhe Charli D’Amelio

Çifti i ri, i pëlqyer shumë nga gjenerata Z, i dhanë fund lidhjes së tyre në shkurt pas më shumë se një viti lidhje.

Machine Gun Kelly dhe Megan Fox

Çifti njoftoi se po prisnin një fëmijë në fillim të këtij viti, por marrëdhënia e tyre mori një kthesë nga Dita e Falënderimeve, kur u ndanë zyrtarisht.

Në trend Magazina

Më shumë
Vetëm dy ditë pas hyrjes - Gjestit i vie një dron në Big Brother VIP Albania

Vetëm dy ditë pas hyrjes - Gjestit i vie një dron në Big Brother VIP Albania

Magazina
Stresi tregon se përse po e mbështet Gjestin: Meritonte dalje madhështore prej Big-ut të Kosovës

Stresi tregon se përse po e mbështet Gjestin: Meritonte dalje madhështore prej Big-ut të Kosovës

Magazina
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë

Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë

Magazina
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë

Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë

Magazina

"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti

Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti

Magazina
Kalo në kategori